Shumë befasi në turneun Prishtina Open
Më 17 qershor 2023 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u organizua turneu për ditën e qlirimit të Prishtinës “Prishtina Open 2023” për kategoritë U19 meshkuj e femra si dhe për veteranë mbi 50 vjeçar.
Pjesmarrja ishte mjaft e madhe me përfaqsues nga shtete si Greqia, Gjermania, Mali i zi, Maqedonia, Polonia dhe Shqiperia. Garat u organizan në grupe me nga 3 e 4 lojtarë sipas sistemit secili me secilin, e pastaj 2 të parët e grupit kaluan në skeletin kryesor ku garat u organizuan me sistem eleminimi.
Kishte shumë ndeshje të forta në të gjitha kategoritë e po ashtu edhe shumë befasi, por mbi të gjitha sportivitet e poneë atraktive Në kategorinë mbi 50 në gjysmëfinalen e parë u takuan Ertan Huner vs Dimitrije Zogovski e cila ishte mjaft e baraspeshuar por ne fund triumfoi Ertan Huner me 3:0, në gjysmë finalen tjetër u takuan Besart Domaniku vs Eroll Boshnjaku, Erolli në tetën e finales kishte triumfuar ndaj polakut favorit beri mjaft rezistencë, por Besarti ishte shumë i disponuar për lojë e triumfoi me 3:1.
Finalja ishte shumë e mirë, por Besarti triumfoi me 3:0 ndaj Ertan Huner për tu shpallur kampion i këtij turneu. Për vendin e tretë Dimitrije Zogovski triumfoi ndaj Eroll Boshnjakut me rezultat të ngushtë 3:2.
Në kategorië U19 të femrave po ashtu patë shumë ndeshje të mirë, vlenë të përmendet paraqitja e mire 9 vjeçares Christina Heim nga Gjermania e cila arriti deri në të tetën e finales e u ndal nga Maqedonasja Sara Stojanovska me rezultat te ngushte 3:2.
Në gjysmëfinalen e parë Lene Osmani u takua me Taibe Rulin nga e cila fitoj me 3:1, ndërsa në gjysmëfinalen tjeter Samanta Agolli nga Shqipria fitoi bindshëm nga maqedonases Sara Stojanovska me rezultat 3:0
Në finale Lene Osmani, që është duke treguar formë të mirë, triumfoi me rezultat 3:0 ndaj kampiones nga Shqipria për tu shpallur kampione, për vendin e tretë u zhvillu luftë e baraspeshuar ndërmjet Taiber Rulit dhe Sara Stojanovska të cilën e fitoj maqedonasja me 3:2.
Në kategorinë U19 të meshkujve kishte numër më të madh të të paraqiturve e po ashtu edhe ndeshje mjaft të forta. Në gjysmëfinalen e parë polaku Miłosz Sawczak fitoi ndaj Aron Koni të Shqipërisë me 3:0, e në gjysmëfinalen tjetër Blendi Hajdari fitoi me 3:1 ndaj Arti Karabaxhakut.
Në finale polaku Miłosz Sawczak fitoi me 3:1 Blendi Hajdari. Blendi filloj furishëm dhe mori setin e parë, e ishte duke fituar edhe setin e dytë, por fati nuk ishte në favor të tij, duke humbur setin e dytë e pastaj
edhe dy setët tjerë. Për pozitën e tretë Aron Koni ishte më i disponuar se Arti Karabaxhaku për të triumfuar me 3:1.
Në përgjithësi turneu ishte shumë mirë i organizuar dhe të pranishmit panë shumë ndeshje të forta me poenë shumë atraktive, ndërsa sot janë duke u zhvilluar ndeshjet në kategorinë e seniorëve, Finalaj e meshkujve është paraparë nga ora 20:00 e cila është paraparë të transmetohet drejtpërdrejt në RTK