Shumë emra në listën e Unitedit për trajner
Manchester Unitedi është në kërkim të pasuesit të Ole Gunnar Solskjaer. Lista e kandidatëve është e gjatë dhe emra që po lakohen janë të shumtë.
Gazetari i “Bild”, Christian Falk, ka treguar dy prej emrave, gjermanin Ralf Rangnick dhe kampionin e Evropës, Roberto Mançini. Italiani është kontaktuar dhe nuk ka pranuar. Në listën e drejtuesve të Manchester Unitedit nuk janë vetëm Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.
Në skenë ka dalë edhe Brendan Rogders, trajneri aktual i Leicester Cityt. Ai ka një klazuolë që i lejon të largohet në rast se e kërkon një klub që garon në Ligën e Kampionëve. Nuk mungojnë as alternativat nga Spanja. Një prej tyre është Julen Lopetegui, trajneri i Sevillas që përfaqësohet nga menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.
Emri tjetër është ai i Unai Emeryt, që pritet të jetë një tjetër kandidat për stolin e Unitedit.