Shumë lojtarë të Unitedit do të jenë pa kontratë

17 maj 2022 | 11:22

E ardhmja e disa yjesh të Manchester Unitedit është në dyshim këtë verë. Ka pikëpyetje mbi gjashtë yje të skuadrës së parë, pesë perspektivë të akademisë dhe një yll aktualisht i huazuar, sipas “Manchester Evening News”.

Fituesi i Kupës së Botës të Francës, Paul Pogba, 29 vjeç, është pasuria më e madhe në një grup prej gjashtë yjesh të vjetër, të cilëve do t’u skadojë kontrata në qershor. Mesfushori i gjithanshëm është lidhur me lëvizjet te gjigantët evropianë, përfshirë Paris Saint-Germainin dhe Juventusin, dhe kampionët e Premierë Ligës, Manchester City.

Shokët e Pogbas, Nemanja Matiq, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Edinson Cavani, së bashku me portierin rezervë Lee Grant, do të jenë gjithashtu agjentë të lirë. Legjenda e Uruguait me 54 gola, Cavani, raportohet se ka pasur shumë oferta dhe ka qenë i lidhur me klube duke përfshirë skuadrën e La Ligës, Real Sociedad.

Ish-ylli i Chelseat, Matiq, njoftoi në “Instagram” muajin e kaluar se po largohet nga “Old Trafford”. Portieri Ondrej Mastny, 20 vjeç, mbrojtësi i majtë Reece Devine, 20 vjeç, mesfushorët Charlie Wellens, 19 vjeç dhe Connor Stanley, 20 vjeç, si dhe sulmuesi D’Mani Mellor, 21 vjeç dhe Mateo Mejia, 19 vjeç, janë jashtë kontratës.

I diplomuari i akademisë, Dylan Levitt, 21 vjeç, është gjithashtu në muajin e fundit të marrëveshjes së tij. Mesfushori i Uellsit me dhjetë ndeshje ka luajtur për ekipin e parë të Unitedit në një ndeshje të Ligës së Evropës kundër Astanës në vitin 2019. Ai ka impresionuar si i huazuar për skuadrën skoceze të ligës së lartë, Dundee United, këtë sezon dhe “Djajtë e Kuq” mund të realizojnë një opsion njëvjeçar për ta mbajtur atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Avdi Smajlaj, ka bërë me dije se sot…