Shumë provinca kineze njoftojnë se nuk kanë raste të reja të infektimit me COVID-19
26 shkurt 2020
| 11:35
Autoritetet kineze të shëndetësisë kanë njoftuar sot për 52 vdekje të tjera nga koronavirusi, por që është shifra më e ulët për më shumë se tri javë, çka e çon në 2 715 numrin e përgjithshëm të viktimave.
“Të gjitha rastet e reja me humbje jete janë në Hubei, provinca që është epiqendra e sëmundjes, ku janë regjistruar edhe 401 nga 406 rastet e reja me persona të infektuar”, ka njoftuar Qendra Kombëtare kineze e Shëndetësisë, duke shtuar se në shumë provinca nuk ka raste të reja të infektimit.
“Për t’u theksuar është fakti se në shumë provinca ka zero raste të reja infektimi me COVID-19. Jashtë epiqendrës ka vetëm pesë raste, e dhëna më e ulët për më shumë se një muaj”, ka treguar kjo qendër.