Shumë qytetarë në Brezovicë, s’respektohen masat kundër Covid-19
13 dhjetor 2020
| 22:04
Qytetarë të shumtë sot sërish frekuentuan Qendrën e Skijimit në Brezovicë edhe pse një ditë më përpara inspektoriati dhe policia e Kosovës kishin shpërndarë turmën e qytetarëve të cilët kishin vizituar Brezovicën duke mos respektuar masat anti-covid.
Pronarë të bizneseve në këtë pjesë thonë se organizimet e ekskursioneve po ndikojnë negativisht në punën e tyre pasi po bëhet grumbullimi i qytetarëve.
Skijatorët thonë të gjitha masat thonë se po respektohen nga ana e tyre dhe se nuk duhet të ndalohet zhvillimi i këtij sporti.
Menaxheri i Qendrës së Skijimit thotë se ky sport nuk ndikon në shpërndarjen e virusit. Në Brezovicë u panë edhe kolona të gjata.