Më shumë se 125 persona të vdekur nga stuhia e pluhurit në Indi
04 maj 2018
| 08:27
Të paktën 125 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një stuhie të pluhurit në veri të Indisë, derisa zyrtarët kanë paralajmëruar se moti i keq është në ardhje e sipër.
Erërat e shpejta dhe vetëtima kanë shkatërruar disa fshatra, kanë rrëzuar muret dhe kanë lenduar disa persona.
Një zëdhënës për rajonin Uttar Pradesh, i ka thënë agjencisë së lajmeve “AFP” se numri i të vdekurve nga stuhitë ka qenë më i larti në 20 vjetët e fundit.
Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet në ditët në vijim.
Departamenti Meteorologjik i Indisë ka njoftuar se stuhi të tjera pritet të përshkojnë këtë territor gjatë vikendit.