Më shumë se gjysma e fluturimeve evropiane përballen me vonesë
Më shumë se gjysma e fluturimeve evropiane ka mundësi të jenë përballur me vonesa, për shkak të dështimit të një prej sistemeve që menaxhon trafikun ajror.
Eurocontrol, grup përgjegjës për koordinimin e fluturimeve rreth kontinentit, ka thënë se rreth 15,000 fluturime të planifikuara “mund të jenë përballur me vonesa”.
Ky problem pritet të zgjidhet në orët e vona të së martës.
Eurocontrol ka treguar se për cilin sistem bëhet fjalë duke shtuar se i njëjti ndihmon në menaxhimin e trafikut ajror.
Trafiku ajror nuk është prekur drejtpërdrejt nga ky problem derisa grupi ka thënë se “nuk ka rreziqe të sigurisë që mund të lidhen me këtë incident”.
“Ne nuk jemi përballur kurrë më parë me një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e grupit për agjencinë e lajmeve AFP.
Në Twitter, grupi ka shprehur keqardhje për problemin, mirëpo ka thënë se “siguria është gjithmonë prioriteti ynë”.