
Shumë seksi! Kejvina Kthella vjen si një “catwoman” për Halloween (FOTO)
01 nëntor 2022
| 11:32
Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka zgjedhur të maskohet si një cat woman për këtë Halloween. Jo vetëm që nuk është aspak e frikshme, siç e do tradita, por modelja duket shumë seksi.
Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit në profilin e “Instagram”-it disa fotografi ku shfaqet e veshur komplet me lëkurë të zezë dhe ku duket tepër tërheqëse.
Modelja ka zgjedhur karakterin e ‘Cateoman’, një personazh fiktiv që shfaqet në librat komikë amerikanë të botuar nga DC Comics, zakonisht në bashkëpunim me superheroin Batman.