Shumë shpejt nisin shërbimet ajrore në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite
Është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve. “Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve, do të kontribuojmë në rritje të fluksit të vizitorëve dhe realizimin e fluturimeve direkte nga të dyja anët, e po ashtu në ofrimin e rritjes së shërbimeve më cilësore dhe të sigurta”, ka shkruar ministri Aliu në “Facebook”.