Shumë ushtarë të UÇK-së në këtë shtëpi shëruan plagët, u ngopën me bukë e me armë dhe prapë ikën betejave të reja, deri në moskthim
Njëri nga ish drejtuesit e LPK-së, e ish i burgosuri politik, Halil Selimi, ka postuar një fotografi të një shtëpie e cila ndodhet në fshatin Kryemëdhenj, afër Golemit të Kavajës, pronë e Haxhi Babë Kërçovarit!. Selimi ka tregur se në këtë shtëpi shumë ushtrë erdhën nga betejat e përgjakshme, shëruan plagët, u ngopën me bukë e me armë dhe prapë ikën betejave të reja, deri në moskthim, duke u shkrirë legjendave për Liri e Kosovë!
Selimi ka përmendur Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci e Qerim Kelmendi, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Muja e Beqa, Luan Haradinaj e Rafet Rama.
Postimi i plotë:
Një shtëpi si e lënë pasdore, kjo, sot! Shtëpi monument, domosdo, e cila ndodhet në fshatin Kryemëdhenj, afër Golemit të Kavajës, pronë e Haxhi Babë Kërçovarit!
Sa herë kaloj pranë saj një film kujtimesh më shpërfaqet përjetueshëm dhe para meje parakalojnë si legjenda të gjalla, figura emblematike dëshmorësh-heronjë, veprimtarë e ushtarë të Lirisë sonë, si: Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci e Qerim Kelmendi, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Muja e Beqa, Luan Haradinaj e Rafet Rama …
Sa e sa trima tjerë të paepur, që këtu erdhën nga betejat e përgjakshme, shëruan plagët, u ngopën me bukë e me armë dhe prapë ikën betejave të reja, deri në moskthim, duke u shkrirë legjendave për Liri e Kosovë!
Më madhështore ishte kjo shtëpi e thejshtë, por e mbushur me çlirimtarë dje, se çdo pallat pushtetarësh, sot!
Mos guxoni të harroni sa e shtrentë dhe e shenjtë ishte dhe është Liria! Lavdi iu takon vetëm heronjëve dhe dëshmorëve! Të gjallët e kanë nderin vetëm të përulen para tyre, përgjithmonë!