Shumë zhurmë në Kuvend, Abdixhiku i kërkon urgjent Kurtit raportim për dialogun

02 mars 2023 | 10:54

Mes tensionesh dhe zhurmash nga deputetët, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar sot që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvendin e Kosovës, mbi procesin dialogues që pati së fundi.

Kjo sipas tij, specifikisht, për marrëveshjen e propozimit evropian, ku theks të veçantë, Abdixhiku i ka dhënë pikës 7.

“Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit të në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”, ka thënë Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ishte pritur për shumë kohë, Ligji i Pagave…