Shumica e aparateve të dializës në QKU jashtë standardeve ndërkombëtare

12 nëntor 2024 | 22:14

Shumica e aparateve të dializës në repartin e hemodializës në Qendrën Klinike Universitare, janë të vjetra prej 10 vjet.

Madje në shkresën zyrtare të drejtoreshës së klinikës së nefrologjisë, Mimoza Bërbatovci, e të cilën e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se këto pajisje sipas kritereve ndërkombëtarë janë jashtë standardeve, përkundër që servisohen vazhdimisht, raporton Klan Kosova.

Këto detaje i ka paraqitur në kërkesën drejtuar menaxhmentit të QKUK-së që e bëri në muajin shtator për blerjen e aparateve të reja për dializë, diku afro 50 sosh.

Megjithëkëtë, udhëheqësja e nefrologjisë siguron pacientët që vjetërsimi i aparaturave nuk ka ndikuar në cilësinë e dializës.

Drejtuesja e kësaj klinike thekson se kjo nevojë ka rrjedhë edhe si shkak i planeve që kanë për të bërë renovimin e repartit të hemodializës, investime këto që pritet të kryhen me 2025.

Në këtë klinikë vetëm gjatë 2023-ës janë kryer mbi 37 mijë procedura të hemodializës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se…