Shumica e deputetëve të Vetëvendosjes nuk marrin pjesë në seancën solemne
18 shkurt 2018
| 12:45
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës nuk janë duke marrë pjesë shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë seancë janë duke marrë pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese në këtë lëvizje.
Të pranishëm në këtë seancë janë duke marrë pjesë deputetët: Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj-Bujupi dhe të dorëhequrit e tjerë nga Vetëvendosja, por jo edhe grupi i Albin Kurtit.