Shumica e kryetarëve të komunave nuk shkojnë në takim me Kurtin

31 gusht 2021 | 12:19

Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës sot nuk kanë shkuar në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka marr pjesë në këtë takim, nuk ka treguar se sa kryetar ishin në takim.

Ai ka ftuar kryetarët e komunave që nuk kanë qenë pjesë e takimit që të mos bëjnë politikë me pandeminë.

“Nuk e di sa persona kemi qenë më takim, por kjo situatë që jemi nuk ka vend për politikë është momenti që të gjithë t’i kryejmë obligimet tona”, ka thënë Bulliqi.

Sipas ti, në takim kanë qenë edhe disa kryetar që nuk janë nga Lëvizja Vetëvendosje. “Në takim ishte edhe nënkryetari i Ferizajt dhe zotëri Gjini ishte online në takim”, ka thënë ai.

Bulliqi ka deklaruar se në takim është diskutuar për situatën pandemike në vend.

“U diskutuan edhe masat anti-Covid që janë ndërmarr. Po ashtu u diskutua për stafin shtesë. Morëm përgjigje nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë Vitia lidhur me masat që janë ndërmarr dhe shpresojmë që do ta bëjmë më të mirën për me i mbrojte qytetarët tanë”, ka deklaruar ai.

Para këtij takimi, Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK) iu ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Përmes një njoftimi për media, AKK-ja ka treguar arsyet e një vendimi të tillë.

“Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë: 1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19. 2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal. 3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat për parandalimin…