Shumica e të punësuarve në sektorin privat nuk e kanë marrë as pagën e marsit

21 prill 2020 | 22:34

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se sektori privat është duke i bartur pasojat e deklaratave boshe në periudhën e pandemisë Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shumica e të punësuarve në sektorin privat nuk e kanë marre as pagën e marsit e mos të flasim për pagën e prillit në mungesë të mjeteve financiare.

“Pako financiare edhe ashtu shumë e mangët nga Qeveria si pako për mbështetje të rasteve sociale e jo për të mbijetuar ekonomia e sektori privat, edhe ashtu akoma nuk po shihet një dritë në fund të tunelit, por ky vendim nga ana e Qeverisë në largim si po duket do të jetë vetëm temë e debateve pozitë e opozitë për qëllime politike e jo për të mbështetur të punësuarit në sektorin privat”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Në vazhdimësi sektori privat po i bartë pasojat e këtyre deklaratave boshe. Jemi në gjysmën e dytë të muajit të dytë të rënies ekonomike dhe përballjes me Covid 19 dhe shumica e bizneseve private nëse nuk jaë mbyllur, kane rënie drastike të të hyrave financiare, gjithashtu shumica e të punësuarve në sektorin privat nuk e kanë marrë as pagën e marsit e mos të flasim për pagën e prillit në mungesë të mjeteve financiare.
Pako financiare edhe ashtu shumë e mangët nga Qeveria si pako për mbështetje të rasteve sociale e jo për të mbijetuar ekonomia e sektori privat edhe ashtu akoma nuk po shihet një dritë në fund të tunelit, por ky vendim nga ana e Qeverisë në largim si po duket do të jetë vetëm temë e debateve pozitë e opozitë për qëllime politike e jo për të mbështetur të punësuarit në sektorin privat.
Është koha e fundit që personat përgjegjës të bëhen serioz sepse situata është mjaft serioze, t’i lënë anash deklaratat shterpe por të adresojnë rishikimin e buxhetit në Kuvend dhe të merren vendime të duhura për ta mbrojtur ekonominë dhe sektorin privat përmes mbështetjes financiare direkte dhe të realizohen sa më parë pagat e të punësuarve në sektorin privat. Gjithashtu në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë rialokimit të mjeteve buxhetore duhet të merren për bazë kërkesat e sektorit privat të adresuar në Qeveri përmes përfaqësuesit ligjor të bizneseve – Odës Ekonomike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Ambientit dhe Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka…