Shumica e viktimave në Seul, adoleshentë
30 tetor 2022
| 08:33
Të paktën 151 persona humbën jetën gjatë një rrëmuje njerëzish në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet pasi 19 persona në mesin e 82-ve që po trajtohen për lëndime janë në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.
Shumica e atyre që vdiqën ishin adoleshentë dhe në të 20-tat.
Në mesin e të vdekurve ishin 19 të huaj, tha Choi Seong-beom, shef i Departamentit të Zjarrfikësve të Seulit në Yongsan.
Shtetësia e tyre ende nuk është bërë me dije.