Shurdhaj kujton bashkëluftëtarin Agush Gjocaj: Ishte plagosur rëndë në betejën e Rahovecit, por nuk u ndal deri në përjetësi
Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Shurdhaj, nga Banja e Malishevës, ka kujtuar të rënët në Rogivë të Hasit dhe Bishtazhin e Goden të Gjakovës në datat 27, 28, 29 janar të vitit 1999.
Shurdhaj ka kujtuar dëshmorin Agush Gjocaj ku me të cilin kishinë qenë edhe në betejën e Rahovecit. Shurdhaj tregon se si Agushi ishte plagosur rëndë në atë betejë dhe që bashkëluftëtarët e kishin dërguar në spitalin e improvizuar në Fshatin e Ri afër Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për shërim.
Gjocaj sipas Shurdhajt menjëherë pasi ishte shëruar iu kishte bashkuar njësitit diversant të SHP të UÇK-së.
Në foto nga e majta i pari Arben Krasniqi, Agush Gjocaj, Shukri Buja, Kadri Veseli, Bajram Shala, Hashim Thaçi, Fatmir Shurdhaj, Haxhi Shala, Fatmir Limaj, Lulzim Shurdhaj, Lahi Brahimaj, Aferdita Qerkini, Vaxhi Halili, Rajmonda Rreci, Shpejtim Telaku. (Selia e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Fshati i Ri (Novosellë), fund viti 1998).
Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë,të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë. Të rënët me datë 27, 28, 29 janar 1999: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Memë Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit; Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.
Kujtimi i plotë i Shurdhajt për dëshmorët e kombit:
25 vjet më parë 29 janar 1999 në Rogovë të Hasit bie heroikisht Dëshmorë Agush Gjocaj me 20 luftëtarë të UÇK-së në një pritë nga forcat serbe. Kam pasur fatin ta njoh dhe takoj Agushin në vijë e parë të frontit në Betejën e Rahovecit, ku edhe ishte plagosur rëndë, por ai kurr nuk u ndal dhe kur u shërua në spitalin Ushtarak të Divjakës, prap filloj aktivitetet në Njësin Speciale Diverzante pranë SHP të UÇK-së, si njëri ndër më të dalluarit deri në ramjen e tij heroike në Rogova e Hasit!
Ato ditë janari me 27, 28,29 ranë nëntë të tjerë, në Goden e Bistazhin të Gjakovës.
Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj,Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.
Përjetësisht Lavdi Agush Gjocaj dhe gjithë Dëshmorëve të kombit!??