Shurupi i vdekjes në Indi, prindërit e fëmijëve të ndjerë duan drejtësi
Shurupi toksik i kollës, i prodhuar dhe i shitur në Indi mund të ketë qenë fillimi i një vale globale të fundit të helmimit. Disa nga prodhuesit e barnave madje nuk mundën të vërtetonin nëse i kishin testuar produktet e tyre. Prindërit e fëmijëve të ndjerë janë ende në pritje të drejtësisë
Hulumtimi i Reutersit mbi vdekjet e fëmijëve në Jammu tregon qartë vështirësitë e testimit të kimikateve brenda industrisë farmaceutike milionëshe të Indisë.
“Digital” ka thënë për Reutersin se ka prodhuar përbërësin e shurupit COLDBEST në shtator të 2019-s duke përdorur PG-në e klasës farmaceutike nga furnizuesi, “Thakur Enterprises”, me bazë në shtetin Haryana.
“Thakur” ka konfirmuar se ka shitur PG-në te “Digital”, por ka thënë se furnizon kompanitë vetëm me kimikate të shkallës industriale.
“Të gjitha faturat tona e tregojnë, me shkronja të kuqe, se krejt produktet janë vetëm për përdorim industrial”, ka shpjeguar Vibhor Chitkara, i cili drejton “Thakurin”. As ai dhe as Goyali i “Digital Vision” nuk pranuan t’i jepnin ndonjë dokument Reutersit për të mbështetur pohimet e tyre.
Chitkara ka pohuar se ai e kishte blerë PG-në nga një kompani tjetër, “Manali Petrochemicals”, e cila është prodhuesja e vetme e PG-së në Indi dhe shet edhe produkte farmaceutike dhe industriale, sipas një zëdhënësi.
Por “Manali” ka deklaruar për Reutersin se nuk kishte bërë biznes as me “Thakurin” dhe as me “Digitalin”, dhe e quajti pretendimin “krejt të pasaktë dhe mashtrim”. “Thakur” nuk pranoi të jepte prova se kishte bërë biznes me “Manalin”.
Në rastin e “Marion Biotech”, shurupet e së cilës u shënjestruan nga autoritetet në Uzbekistan për valën e helmimeve atje, Reutersi kishte raportuar në qershor se furnizuesi i saj i PG-së, Maya Chemtech nuk kishte licencë për të shitur prodhime të klasës farmaceutike dhe merrej vetëm me kimikatet e klasës industriale.
Marion nuk iu përgjigj kërkesave për koment për këtë histori.