Shyhrete Bajrami bëhet pjesë e AAK-së në garën për Asamblenë Komunale në Prishtinë
14 qershor 2021
| 13:03
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se garës për Prishtinën i bashkohet edhe Shyhrete Bajrami, me profesion juriste si dhe aktiviste e hershme e kësaj partie.
“Me kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të kryeqytetit, përfaqësimi i Gollakut dhe veçmas i Keqekollës do të jetë shtytje për zhvillimin e kësaj zone. Suksese e na priftë e mbara!”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.