Shyqiri Bytyqi i bashkohet PSD-së
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka aderuar në Partinë Socialdemokrate (PSD).
Lajmin për aderimin e tij e ka bërë publik kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një konferencë për medie në zyrat e kësaj partie.
Me këtë rast, Ahmeti ka thënë se janë bashkë me Bytyqin për të punuar dhe arritur fitoren më 6 tetor.
Ndërsa, anëtari më i ri i kësaj partie, Shyqiri Bytyqi, ka vlerësuar se gjithmonë ka përkrahur politikat e partive majtiste.
“Politikat socialdemokrate vlerësoj se janë më të nevojshmet që i duhen vendit tonë. Vendi jonë ka arsye për reforma në arsim por edhe në shtresat tjera dhe kjo mund të bëhet kur një individ është aktiv”, ka thënë Bytyçi.
Bashkë me Shyqiri Bytyqin kanë aderuar edhe një pjesë nga kabineti i tij, përfshirë edhe shefin e kabinetit, Baton Dushi. /EO/