
Shyqiri Bytyqi: Po vijmë për 100 % shtet, arsim e mirëqenie
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, njëherësh ministër në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ky koalicion garanton 100 % shtet, arsim, mirëqenie e miqësi me SHBA-në.
Ai nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se koalicioni AAK-PSD sot ka vazhduar rrugëtimin e fitores në Prishtinë.
Postimi i plotë i tij:
Ne po vijmë
Koalicioni AAK-PSD rrugëtimin e fitores e ka vazhduar sot në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Para qytetarëve të pranishëm u zotuam për shtet e sovranitet 100%, për shëndetësi më të mirë, për arsim dhe edukim cilësor, për rritje të pagave e për mirëqenie sociale dhe për miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Voto AAK-PSD 119
Voto Shyqiri Bytyqi 35