Shyqiri Bytyqi zgjedhet anëtar i Kryesisë së PSD-së

22 dhjetor 2019 | 16:38

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila drejtohet nga Dardan Molliqaj.

Bytyqi para zgjedhjeve të 6 tetorit ishte larguar nga Nisma Socialdemokrate për t’ju bashkuar PSD-së.

Përpos postit të ministrit të Arsimit që ia kishte besuar Nisma Socialdemokrate, Shyqiri Bytyqi ka drejtuar edhe Degën e kësaj partie në Prishtinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të dielën mbledhjen e Këshillit…