Shyqyri Haxha lirohet nga akuza për lidhje të kontratës së dëmshme sa ishte kryeshef i PTK-së
Shyqyri Haxha është liruar nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Aktgjykimi lirues është shpallur të premten nga gjyqtari Sabit Sadikaj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Gjykata në këtë përfundim ka ardhur pasi që duke u bazuar në Ligjin për Prokurim Publik me nr. 2003/17 i vitit 2008, i cili ka qenë në fuqi në kohën e lidhjes se kontratës, me nënshkrimin nga zyrtari i prokurimit të PTK-se dhe përfaqësuesi i “Amdocs” kontrata hynte ne fuqi ndërsa nënshkrimi nga kryeshefi Shyqyri Haxha nuk kishte kurrfarë detyrimi per PTK-në”.
Pala e dëmtuar, Posta dhe Telekomi i Kosovës për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në konteste të rregullt juridiko-civil.
Pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, palët kanë të drejtë ankesa brenda 30 ditë përmes kësaj gjykatë në Gjykatën e Apelit.