Shyqyri Haxha padit Armend Mujën për shpifje
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka njoftuar se të premten ka dorëzuar padi kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
“Sot kam dorëzuar përmes avokatit tim padinë kundër shpifjes publike që ka bërë zyrtari i LV-së, Armend Muja”, ka shkruar Haxha në “Facebook”.
Haxha ka theksuar se ka vendosur të mos durojë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë emri apo mbiemrit.
“Duke i besuar drejtësisë gjykatave te Kosovës të cilat u ndërtuan mbi sakrificën e luftës së shumë brezave për liri dhe mbi parimet e Kushtetutës së Kosovës, dhe duke vendosur të mos durojmë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësisht pozitës,emrit apo mbiemrit”, ka shkruar Haxha.
Më tutje, Haxha ka thënë le të flas drejtësia në fund dhe secili të nënshtrohet për veprimet e veta.