Si dhe kur e pa për herë të parë Thaçi flamurin e shtetit, rrëfen fotografi Ferdi Limani

15 shkurt 2018 | 19:41

Fotografi Ferdi Limani, që ka dokumentuar Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, ka treguar për zhvillimet e asaj dite nga perspektiva e tij, afër liderëve kryesorë të shtetit, të cilët ai ka thënë se ishin shumë të afërt dhe në sinkron me njëri-tjetrin.

Në “Info Magazine të “Klan Kosovës” ai ka deklaruar se e pëlqen flamurin e shtetit, sepse reflekton optimizëm, duke shpjeguar edhe momentin e parë kur atëbotë ish-kryeministri Hashim Thaçi e kishte parë simbolin e ri të shtetit.

“Ishte shumë me rëndësi që ta dokumentoja sa më mirë atë ditë. Një ditë para se të shpallej pavarësia, një kompani më kontraktoi për ta bërë këtë gjë. Ishte ndjenjë interesante, sepse pesha e asaj ngjarje ishte e madhe. Momenti kur kryeministrit Hashim Thaçi iu dha flamuri në dorë, në zyrën e tij, ishte moment shumë i rrallë. Ai e hapi flamurin në një tavolinë të madhe, si për ta verifikuar a ishte në rregull. Flamuri ynë është shumë optimist. Ngjyra e kaltër, ajo e verdhë, simbolizojnë rininë e Kosovës. Përzgjedhja e këtyre ngjyrave tregon edhe të ardhmen tonë europiane. Gati gjatë gjithë asaj dite kam qenë me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi. Gati krejt kohës. Duhet të përmendet se kryeministri Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu ishin shumë të afërt. Shumë të koordinuar”, ka thënë Limani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i i LDK-së, Ismet beqiri ka reaguar ndaj njoftimit…