Si dhe kur u themelua ABI Center dhe cilat do të jenë shpërblimet në 12 vjetorin e themelimit
Në themelet e vitit 1965 dhe muret e ngritura nëpër vite nga viti 1988, 12 vite më parë në qytetin e Prizrenit nis punën Qendra tregtare Abi Center. E Prizrenit, në Prizren dhe për Prizrenin, Abi Center u rrit bashkë me konsumatorin.
Fillimet në vitin 1965
Në vitin 1965, Adem Fusha hap shitoren e parë për shitjen e pemëve dhe perimeve në Prizren. Kjo shitore u hap si vazhdimësi e traditës tregtare të familjes FUSHA.
Në vitin 1988 u bë hapja e Supermarketit të parë në Prizren.
Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “ABI” në vitin 1988 u themelua nga vëllezërit Adnan, Bari dhe Irfan Fusha. Ishin vitet e hapjes së tregut të lirë edhe në Kosovë.
12 vite më parë në themelet e ngritura në vitin 1965 nga babai i tyre Adem Fusha, dhe vazhdimësisë së punës në supermarketin e hapur në vitin 1988 Adnani, Bariu dhe Irfan Fusha, të përkrahur nga gjenerata e re e familjes nisi punën ABI Center.
Besimi i konsumatorit, i fituar me shumë punë dhe më cilësi të shërbimit, ABI-n e shndërroi në gjigantë ndërsa, duke u rritur me kërkesat e konsumatorëve u shndërrua në shenjë dalluese, jo vetëm në qytetin e Prizrenit, por edhe përtej kufijve të Kosovës.
ABI është sinonim i suksesit, ndërsa ABI Center adresa e prodhimeve cilësore jo vetëm të Kompanisë ABI, por edhe të prodhuesve cilësorë vendor dhe të huaj.
12 vjet shumë punë, shumë sfida por edhe shumë suksese në rritjen e kësaj Qendre. Menaxheri i ABI-it, Alajdin Fusha thotë se 12 vjetori i punës është emocion dhe kënaqësi sepse thotë ai 12 vjet jemi bashkë me konsumatorin duke e shërbyer atë.
“Po vërtet është një emocion, vërtet është një kënaqësi që 12 vjet jemi bashkë me konsumatorin tonë, jemi bashkë në qytetin e Prizrenit dhe veprojmë bashkë duke e shërbyer konsumatorin” thotë menaxheri Alajdin Fusha në festën e 12 vjetorit të ABI CENTER.
Si çdo fillim edhe fillimi i punës, 12 vjet më parë në “ABI CENTER” ka qenë sfidë dhe përgjegjësi.
“ Ndonëse fillet e punës në këtë sektor nisin në vitin 1965 nga gjyshi ynë, ndërsa vazhdojnë me hapjen e supermarketit të parë në Prizren në vitin 1988, hapja e qendrës tregtare ishte sfidë dhe përgjegjësi. Sfidat i kemi kaluar një nga një nja, ndërsa përgjegjësinë e kemi ngritur ne nivelin maksimal prandaj sot jemi një Qendër tregtare stabile dhe profesionale”.
ABI-n dhe stafin menaxhues e rritën dhe e zgjeruan por edhe e profesionalizuan kërkesat e konsumatorëve. Zgjedhja e njerëzve profesional, cilësia e mallit dhe çmimet konkurruese e kanë shndërruar ABI Center në adresë të blerjeve.
Në ABI Center në katin e parë, konsumatori i ofrohen ushqimet më cilësore dhe të freskëta të prodhimeve të ABI-t dhe prodhuesve më cilësor të vendit dhe të huaja. Cilësia, por edhe çmimi janë shenja dalluese e sektorit të ushqimit.
Në katin e parë gjithashtu janë produktet higjienike, duke u nisur nga prodhimet e ABI fresh deri te prodhimet me cilësore të markave të njohura të produkteve higjienike.
Në katin e dytë, që qytetarët e quajnë kati i tekstilit në ABI Center, ka shumëllojshmëri të zgjedhjeve cilësore dhe sipas shijeve të të gjitha moshave.
Në katin e tretë janë markat prestigjioze botërore të teknikës së bardhë. Ka zgjedhje për të gjitha shijet, por edhe për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Nëse je duke u ngjitur në katin e katërt dhe ende nuk keni vendosur apo keni dilema për blerjet, në restaurantin e ABI iu ofrohet qetësi me një kafe apo lëngë, ushqim sipas shijes suaj dhe një ëmbëlsirë që si në ABI Center nuk e gjeni askund tjetër.
Nëse i keni edhe fëmijët me vete dhe dëshironi që atyre të ju ofroni çaste të paharrueshme, i pret një botë e magjishme e lojërave dhe lodrave që ata i adhurojnë.
Edhe po i harruat ata janë të sigurt, dhe kënaqen. Ju edhe blerjet mund ti bëni të qetë dhe megjithatë mos i harroni fëmijët sepse ata do të dëshironin që aty të rrinë ditë të tëra.
ABI tërë kohën mendon për konsumatorin, për shërbimin profesional për cilësinë, por mendon edhe për shpërblim. Çdo konsumator në ABI CENTER fiton gjatë blerjes.
“Në vitin 2012 e kemi aktivizuar produktin bonus kartela që konsumatori i ABI-t të përfitoj gjatë blerjes. Çdo blerje e konsumatorit nga Kompania shpërblehet me 2 përqind bonus”, thotë Alajdin Fusha
Ky është shpërblimi që ABI në çdo ditë të vitit e ndan për konsumatorin, prandaj në festën e 12 vjetorit ABI Center nga 19 dhjetori deri me 31 dhjetor secilin konsumator e shpërblen me 12 përqind bonus ekstra. Bonusin konsumatorët e përfitojnë në të tri qendrat, në: Abi Center, Abi plus dhe Abi store.
Por Kompania Abi në 12 vjetorin e themelimit nuk ndalet me kaq.
“Për nder të 12 vjetorit konsumatorët përveçse shpërblehen me 12 përqind bonus, do të kenë edhe shumë befasi të tjera” njofton Alajdin Fusha.
Për stafin menaxhues dhe të gjithë punëtorët në ABI CENTER, konsumatori gjithmonë ka të drejtë.
“Zakonsiht jemi 24 orë afër konsumatorit. Është zyra e konsumatorit. Ne mundohemi që menjëherë të përgjigjemi secilit shqetësim eventual të konsumatorit por më shumë kemi lëvdata se ankesa. Çdo paqartësi të konsumatorit e sqarojmë apo ndonjë parregullsi eventuale”shpreh kënaqësinë e tij menaxheri i ABI-it.
Brenda ABi Ceneter janë edhe aparatet, në të cilat konsumatori mund të informohet për çmimin e produktit, për bonusin e fituar dhe gjithashtu edhe për shumën e bonusit të cilën konsumatori mund ta shfrytëzoj për blerje.
Kompania më e madhe në Prizren dhe e Prizrenit ABI, në 21 vjetorin e punës së suksesshme dëshmon se rritet bashkë më kërkesat e konsumatorit. Adresa e blerjeve QENDRA ABI, ABI STORE dhe ABI Plus janë edhe adresa e shpërblimit për konsumatorin./prizrenisot.com/