Si do të jetë Samsung Galaxy Note 9

07 gusht 2018 | 17:55

Samsung ka publikuar një imazh zyrtar të Samsung Galaxy Note 9.

Kjo foto mendohet të jetë publikuar gabimisht, në faqen e ëeb-it të Samsung dhe menjëherë është hequr. Edhe pse telefoni akoma nuk ka dalë në shitje, Samsung ka lançuar në faqe ku mund të rezervoni vendin tuaj në radhën për të porositur një Note 8.

Ja se si duket Galaxy Note 9:

Telefoni duket vetëm nga mbrapa, por gjithsesi kjo nuk na pengon të dallojmë shumë detaje. Note është i pajisur me lapsin S-Pen, hapësirën USB-C dhe hapësirën për të vendosur kufjet. Më lartë, ndodhet një kamera e dyfishtë (dual), blici dhe sensori i njohjes së gjurmës së gishtit.

Fotoja konfirmon fjalët se dizajni i Note 9 do të jetë i ngjashëm me atë të Note 8, me vetëm një diferencë të dukshme: Sensori i njohjes së gjurmës së gishtit tani është i pozicionuar në qendër, poshtë kamerave.

http://fx.weico.cc/share/31300003.html?weibo_id=4268488648438648

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër (e mërkurë)…