Si dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së!

19 gusht 2024 | 23:12

Shkruan: Kimete Berisha

– Adi Krasta tha se nuk është i sigurt se a është fotografuar me Dejona Mihalin para apo pas urinimit!
– Me rëndësi është që kjo ‘gjë’
nuk ka ndodhur gjatë urinimit!
Para urinimit, Adi Krasta e përmendi seksin.
– Tha, ‘unë s’di si ta bëj një
fjalë më seksi se kaq që e bëra’.
– S’di pse e seksualizoi bisedën, ndoshta për t’u bërë interesant, ndoshta se nuk ndjehej rehat, por e di se s’la gjë
pa injoruar, dhe pa minimizuar.
– E minimizonte rrezikimin e jetës së
gazetarëve të Nacionales e Periskopit nga RTK, nuk i ngutej, e vërteta le të pres….
E minimizonte bordin…minimizonte çdo gjë, sepse mendjen e kishte se si të
bëhej drejtor…
njëqind herë iu referua vetes si zëvendës drejtor, se nuk ngopej…
– Por, ndjehej i pasigurt dhe u shmangej pyetjeve (si formë manipulimi) sepse e ka kuptuar se shqiptarët e Kosovës nuk janë budallenjë siç ka kujtuar.
– Pasi që problemeve u dha ngjyrime seksuale dhe fiziologjike, Adi Krasta e quajti opozitën budallaqe e
Lumiri ka qëlluar budallai më i madh që e saboton RTK-në!
– Adi Krasta i kërkoi Albin Kurtit që urgjentisht të ndërhyjë në RTK dhe t’i detyrojë popullin fukara ta parapaguajnë televizionin që nuk e shikojnë.
– Sillej si një sarhosh që ka ardhur ta mësoj Albin Kurtin se çfarë është
RTK, të cilën ia shiste shumë shtrenjtë.
– Ai nuk i fliste popullit, por Albin Kurtit, prej të cilit kërkonte pare.
– Nga Albin Kurti kërkoi që shpejt t’ia ndërtoj edhe një pallat, e Albini s’është i zoti as një shtëpi për vete ta ndërtoj…
– Ne RTK, tha, jemi më të rëndësishmit në Kosovë.
Anipse, askush s’i shikon, askush s’i lexon, jo që janë me pushtetin, por që s’janë interesant!
– Se, ‘gazetari privat, tha, nuk e do Kosovën më shumë se gazetari shtetëror’!
– Sipas tij, në RTK kanë ndodhur gjëra monstruoze, por nuk tregonte kush është montstrumi.
– Fliste si lider i një sekti, që ua ndalon anëtarëve të sektit RTK t’ia zbulojnë popullit sekretet e veta!
– Askush s’ka të drejtë t’i dijë problemet tona të brendshme!
– Po, ish gëzuar shumë, që pos Dejona Mihailit ia ka mbërrirë ymri një ditë të flas edhe me Mimozën në një pompë benzine, ku politikanët ndalojnë për t’i mbushur veturat e tyre private me pare të
shtetit….
por nuk tregoi se a ka folur me Mimozën para apo pas urinimit.
– Ama Mimoza ka folur me Krastën, pasi që ka folur me Radojçiqin.
– Projekti më i madh i tij është festivali i këngës: që ky t’i lexoj titujt e këngëve dhe emrat e këngëtarëve e ata të
dalin në skenë të këndojnë.
P.S. Ama, është dashur të hesht derisa të bëhej drejtor, se Albin Kurtit i doli prej qejfi!
U duk si një dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së që të tremb ‘të vërtetën’!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak orë para nisjes së Konventës Kombëtare Demokratike ku edhe…