Si duhet ta përkthejmë largimin e serbëve nga FSK-ja me kërkesë të Beogradit?

18 korrik 2018 | 10:36

Prof. dr. Hakif Bajrami

Në dy muajt e fundit në institucionin më të çmuar të shtetit më të ri në Evropë, në Republikën e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk lejohet të avancohet në ushtri. Ky shans që Beogradi ta mbajë Republikën e Kosovës në pranga është vënë në marrëveshjen e Vjenës. E pra, Kosova po rresht më tej në Bruksel, për shkak se dialoguesit nuk shohin asgjë për nesër. Vetëm i gëzon karrigia që e ujitin me euro dhe hajni ordinere, intriga për njëri-tjetrin dhe, këtu, kënaqen si fëmija.

Serbia, (lexo edhe Rusia e xhmahirive) me tërë arsenalin kleroshovinist dhe neofashist, i drejtuar nga një koketash i Sheshelit po gërryen në fatin e Kosovës, për ta defaktorizuar nga çdo anë. Në këtë gërryerje nuk është pa mëkate edhe pushteti i Kosovës, i të gjitha periudhave të pasçlirimit (1999-2018), sepse në asnjë etapë nuk ka dëshmuar demokraci autentike evropiane, por është bërë bythec i ndonjë ambasade që ka luajtur bixhoz ‘allaturka’ me fatin tonë.

Po, nga FSK-ja po largohen masovisht serbianët, të cilët janë aty natyrshëm dhe efektshëm, sepse nuk ka, ama asgjë të keqe me prezencën e tyre në FSK, as për serbë e as për shqiptarë. Pra shqiptarët në ish-Jugosllavi (Serbi e madhe) ishin disi në vendet drejtuese të APJ-së në ndonjë batalion, brigadë, divizion apo korpus. Kuptohet, nga natyra edhe pse shqiptarët në të shumtën e kohës e kishin vendin e dytë me ushtarë, nuk do të avancoheshin në komandues të tërë ushtrisë, sepse në atë shtet ishim minoritet me Kushtetutë, deri më 1989. Edhe para kësaj kohe Serbia (Jugosllavia, sidomos më 1953, marrëveshja Tito-Kyprili) ka bërë plane për të na shfarosur. Kundër asaj përpjekje për të mos na shfarosur kemi bërë burgje, greva, demonstrate e ma në fund luftë frontale me UÇK-në në ballë dhe NATO-n si ndihmëse jemi çliruar. Sidomos aromën e çlirimit e kemi përjetuar më 17 shkurt 2008.

Tjetër çështje është se nuk e kemi dashtë atë shtet (Serbosllavi), sepse kemi qenë qytetarë të rendit të dytë. Me rëndësi ishte se e kemi respektuar dhe me qindra mijëra shqiptarë kanë kaluar nëpër shërbimin ushtarak të APJ-së dhe besa disa prej tyre kanë arritur edhe gradën gjeneralësh. Pse jo edhe serbët në Ushtrinë e Kosovës nesër të arrijnë gradë gjenerali. Atëherë shqiptarët (Vuçiq-Daçiq) nuk ju pengonin edhe pse në kontinuitet i keni pasur në shënjestër, madje me program sidomos pas vitit 1981, besa edhe para kësaj kohe janë kthyer në shtëpi kufoma dhe arkivolet e tyre, ku familja nuk është lejuar t’i hap, sepse janë vrarë nga oficerët apo ushtarët shovinist sllav. Vetëm kujtoni se çka keni montuar në Paraqin ndaj vëllezërve tanë, ndaj fëmijëve tanë të njomë. I keni masakruar me automatikë. Nëse ju “kral” Vuçiq jeni gjakprishët nuk keni të drejtë të na vishni një punë që kurrë nuk e kemi bërë. E besa gjashtëqind vjet të robërisë otomane dhe njëqind në robërinë e juaj kemi bartur armë dhe ato askush nuk ka mundur të na i merr. Po nuk i kemi mbajtur kundër popullit otoman, as serbian, po kundër pushtetit tuaj dhe atij anadollak. Madje kur ne ishim populli më i militarizuar më 1944/45 në Ballkan, Kosova i kishte në fronte 66 000 luftëtarë antifashist, Tito dhe Rankoviq i kërconin “parinë” shqiptare në Beograd se “ju 90 % keni qenë me fashizmin, tash po ua japim shansin të luftoni!!!”. Thuaj slogan për dy shkaqe: ‘se kemi të drejtë t’u vrasim si pulat, sepse keni qenë me fashizmin’, dhe së dytë ‘ne jemi ata që po ua japim shansin të luftoni’.

E ne ia krisëm luftës kundër Rajhut të tretë më 24 prill në Prapshiticë dhe më 30 korrik 1941 në Minierën e Trepçës. Nga fundi i vitit 1941 e deri më 20 tetor 1944 Serbia ishte shteti kujslling më stabil në Perandorinë e Hitlerit.

Kjo është e vërteta sa e doni ju serbianët lirën dhe me ndihmën e kujt jeni çliruar.

E dimë sa oficerë evropianë u kanë ndihmuar më 1877, më 1912, më 1918, më 1943-1945. Juve larinë më 1945 ua ka sjellë Stalini. Neve shqiptarëve larinë na e ka sjellë ushtria jonë çlirimtare antifashiste. Dhe sidomos më 1945 çka nuk keni kurdisë parapa shpinës së ushtarëve tanë vetëm për të vënë prapë nën zgjedhën tuaj ideologjike dhe i keni detyruar baballarët tanë të deklarojnë se jemi të kënaqur, ose i keni vrarë pas shpine me dhjetëra mijëra. Ja pse pra nuk ju kemi besuar kurrë. Vuçiq vetëm ne kemi qenë popull skllav jashtë ligjit 1918-1941. Serbi ka pasur të drejtë t’i ketë 45 hektarë tokë, shqiptari vetëm 0.45 ari dhe na keni akorduar të na deportoni në Anadoll deri më 1944. Dhe atë Konventë (1938) e keni funksionalizuar më 1953-1966 me të gjitha mizoritë neofashiste totalitare çetniko-komuniste. Jo, nuk ju besojmë më kurrë derisa të pranoni realitetin se Kosova është shtet sovran, pra ta evitoni nga Kushtetuta juaj imperialiste.

Po nëse i japim shans fantazisë së sëmurë klerofashiste serbiane dhe ëndërrojmë se prapë me fuqinë e armës, me vargojë gjaku nga të dy anët, do të hyjnë në Kosovë, pra me luftë të re, me armatimin më modern të Rusisë, atëherë fjalia e Vuçiqit duhet të përkthehet se Serbia na ka shpallur luftë dhe këtë populli duhet ta kuptojë jo të përkthyer por të zbërthyer me profesionalizëm dhe me gjakftohtësi. Dhe kur jemi këtu, një kërkesë e kam ndaj shqiptarëve: atë moment kur të mendojnë (vetëm të mendojnë programojnë, të shkruajnë!!!) se do të sillemi me serb ashtu si janë sjellë ata me neve, jo, unë i pari ndër të parët do të dalë publikisht dhe do t’i mbrojë serbianët e pambrojtur. Jam i sigurt se shqiptarët si kolektivitet, si popull i besës kurrë nuk do ta lejojnë një ultësi të tillë.

“Mbreti i Serbisë” klerofashiste Aleksandër Vuçiq çdo gjë kur është në pyetje Kosova e shikon përmes historisë. Po ia përkujtoi si “jurist” që është a flitet për serbët me germë të madhe në Kodin e Car Stefan Dushanit apo fantazon Perandorin e tij ende. Dhe, kam studiuar tetë dorëshkrimet e Kodit Dushanit. Askund, përpos Vllaheve dhe Arbanasëve, nuk shkruhet me germë të madhe për rasianët minoritar që ishin. Natyrisht se në Kod 1346, fillim e mbarin është fjala për dënime drakonike, për ata që nominohen me germë të madhe (Arbanas dhe Vlleh) dhe përgjysmë dënime më të vogla kur janë në pyetje të tjerët, rasianët sllavë që ishin pakicë. Dhe na paçin në qafë studiuesit e Mesjetës, që nuk i kanë treguar botës për mizoritë rasiane të asaj kohe, sidomos ndaj Arbanasëve, që nuk pranonin të deklarohen ortodoks por pro ramnë (katolik). Në ato rrethana, kur erdhën osmanlinjtë shumë Arbanas me germë të madhe u muslimanizuan. Atëherë, sikur Arbëria shpëtoi.

Kështu del hesapi me argumente për atë kohë. E nëse themelohet Ushtria e Kosovës sot (2018), e do të themelohet pa e pyetur Serbinë, Shqiptaria do të sigurohet dhe nuk do t’i varë kërcënimet “kralit serbian dhe popave neofashsit, se “nuk lejojmë që të gjuaj serbi në serbin”. Po kush po e trillon atë, dihet nxënësit e Milloshit dhe Sheshelit, kriminel me damkë 1989-1999. Por është një fjalë serbe, kuptohet për kujtesën e tyre: “drugi vodja ubije drugi  vodja slavi!” (drejtuesi tjetër mbytë, drejtuesi tjetër feston me pushtuesin!), mendohet në mbytjen e Kragjorgjit nga Obreniviqi më 1820. Vallë, po, Mihajlon 1868, A. Obrenoviqin më 1903, Aleksandër K. më 1934, Stambolliqin, Gjingjiqin kush i mbyti – dora serbiane. Nuk ju vret shqiptari në pabesi si ju neve Vuçiq-Daçiq, nxënës të denjë të Milloshit dhe Sheshelit.

Një fakt nuk po e kuptoi se negociatorët  shqiptarë të Republikës Kosovës, nuk e alarmojnë në bisedime me Beogradin se kërcënimet (ndaj shqiptarëve) me avionët rus të serisë së fundit po i detyron të gjithë shqiptarët dhe popujt përreth se imperializmi klerofashist serbian nuk po pushon fare. Dhe shtrohet tash pyetja, populli shqiptar në Kosovë a frikësohet nga këto kërcënime, e një ditë të thotë si Adem Jashari me shokë e ftojmë popullin të armatoset, pasi që Evropa nuk po na lejon të kemi ushtri.

Çdo populli të kërcënuar kësi soji një herë do të dalë një person/e që do të thotë: Kjo zgjidhje nuk është e imja, nuk përkon me larinë time universale. Unë jam i vogël /e vogël, por do të luftojë robërinë me të gjitha mjetet civilizuese. Nuk ka rendësi a do të vdes apo do të mbetëm gjallë, me rendësi është që të fitojë njeriun e lirë dhe aktiv për të më shpëtuar nga robëria. E për liri të këtillë dhe aktive argumentoj, se bota sot ka më shumë se dje e më pak se nesër. Pra, ky trend i metastazimit të lirisë sot po e dridh Evropën e lër më kontinentet e tjera.

 

Po rritet fama e lirisë sovrane, sepse bota me informata po ushqehet shumë shpejt. Nuk është koha e Toplicës (1877/78) t’i shfarosë Serbia parafashiste 800 katunde e gjashtë qytete siç ngjau më 1877/78, e Evropa të salutojë. Jo sot, Evropa i frikësohet modelit të fashizmit, por mjerisht po i frikësohet edhe modelit të sovranitetit të popujve, prandaj ka krijuar një monedhë edhe në BE.

Por, nuk është më bota në mjegull e të ndahet trualli i një kombi (1913) për gjysmë në Londër, në Versaj (1919) e në Paris (1946), e Serbia të promovohet me falsifikime se në shtetin e saj: “Të gjithë qytetarët ndihen se janë serbian dhe serbisht flasin në familje”. Këtë e dokumentojnë dokumentet serbiane, jo unë. Pra, informata sot është fuqi prodhuese.

Po me këta arshinë mesjetar serbianët e mjegulluan realitetin në Kosovë e pastaj provuan t’i robërojnë edhe të tjerët më 1989 e deri më 1999. Infektimi serbian provojë t’i përfshijë të gjithë në shtetin katrahurë e Versajit dhe AVNOJ-it. Po, me këto mjegullime historike po provojnë dhe dezinformojnë sot dueti klerofashist Vuçiq-Daçiq madje edhe në KS të OKB-së, ku vlon uji në akull. Si duket nuk po e kuptojnë se nuk “bie më borë e të ecë Milloshi me krye në dorë më 28 VI 1389”.

Tani rreth Ushtrisë së Republikës Kosovës, Beogradi duhet të mësojë se Hungaria, Rumunia, Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Kroacia janë në NATO. Dhe nëse e sulmon Kosovën si po kërcënohen: Vuçiqi e Daçiqi e kreoshovinistët tjerë, a do të rrinë duarkryq këto shtete përreth. Ky realitet është edhe më i dukshëm se të gjithë janë të zgjuar; se Serbia ka provuar të bëjë grushtshtet në Mal të Zi, në Maqedoninë maqedono-shqiptare, në Bosnje e provon për çdo ditë, provon t’i rrasë hundët në Kroaci skajshmërisht evropiane, provon ta destabilizojë me Janullatose e një fshat serb (Vrrakë) në Shqipërinë e bunkerizuar jo realisht në NATO, provon të mjegullojë se Ankaraja që është në kulmin e fuqisë ekonomike është me Serbinë e jo me Sanxhakun dhe Sarajevën.

Serbia trillon se Vatikani dhe Italia me Austri janë aty afër interesave të saj ekonomike, madje shumë afër, sepse aeroplanët e tyre për 12 minuta janë mbi Beograd. Këtë realitet Beogradi nuk e di, sepse komandën ushtarake e kanë mbi ushtrinë e tij kriminelët ordinerë e ata jetojnë vetëm nëse mbetet në qarkullim kjo mjegulli pluhuri saharian, kjo klimë pasigurie e natyrës siberiane.

Lëreni kërcënimet serbianë në greminën e historisë dhe do ta lironi shpirtin nga një peshë që më nuk mund ta mbani dot. Le të qelbet historia juaj me ndyrësi të ulëta kur keni pre e gri pa përgjegjësi ndaj askujt më 1877, më 1912, më 1918, më 1945, më 1989-1999.

Serbianë të Serbisë i lironi serbët e Kosovës nga klerofashizmi juaj, askush nuk ua rrezikon jetën, as cenon lirinë dhe familjen dhe pronën sovrane. Unë dhe populli im do të jemi të lirë dhe sovran në Republikën e Kosovës, me halle dhe derte, me fajin e pushtetarëve tanë por na i kemi zgjedhur, as nuk do t’ua imponojmë juve kë ta zgjidhni e as ju mos na impononi neve si do ta kemi vdekjen, lindjen, kur do të lindim dh si do t’i respektojmë ngjyrat. Ajo kohë ka perënduar dhe për Ushtrinë e Kosovës dhe për sovranitetin e saj si obligim kushtetues do të kujdesemi ne qytetarët e Republikës Kosovës, për të cilën na i keni dhuruar 666 350 vjet burg dhe 72 530 vrasje mizore.

Po, në Kosovë ka filluar të lëshojë shtat një etapë e llavës vullkanike kundër historisë së UÇK-së. Por, prej kësaj kaste nuk po sulmohet UÇK-ja, por sulmi ka për qëllim e po u bëhet “komandantëve”, të cilët dorën në zemër janë me vese, pas 10. VI. 1999, se e kanë sjellë punën ku nuk duhet. E këta kritizerët e sotëm kanë pritur këtë klimë dhe po e shfrytëzojnë sepse dezertorët një herë i shpallën “heronj” e tash po provojnë diçka ma tepër të përfitojnë si profiter dhe dezertorë. Nuk kanë faj sepse për hir të koalicioneve pushtetare kemi harruar çdo gjë, sepse xhipat, pozitat dhe pasuria e dyshimtë na e kanë mjegulluar mendjen se me çdo kusht duhet të kemi ushtri. Nëse nuk e bëjnë, populli është gati në çdo kohë sepse eksodin 1999, të paktën Bllacën dhe Kukësin nuk i ka harruar.

Unë jam sot këtu, nesër do të jam më i fortë se dje dhe se sot, natyrisht me Ushtrinë e Kosovës, për të cilën do ta ndaj edhe kafshatën e gojës. Pra për ushtri mbrojtëse. Por, i lutem çdo shqiptari që mos të ëndërrojë që të sillet ndaj serbëve si janë sjellë ata me neve 1912-1999.

Nëse Republika e Kosovës i lejon shqiptarët të sillen ndaj serbëve vendas me paudhësi, si është sjellë pushteti i Beogradit ndaj neve një shekull. Jo, unë jam kundër atyre paudhësive shqiptare. Ja, kjo është shkolla e Hasan Prishtinës, Adem Demaçit dhe Adem Jasharit. Secili në shtëpi të vet i lirë dhe sovran.

Ka kaluar koha kur Beogradi në viset tona ka vendosur kur të bjerë shi e borë, të nxeh dielli e të dali “pranvera”, të lindi e të vdes çdo shqiptar, të jetojë e të vishet, të këndojë dhe qajë, sikur dikton Serbia dhe kasa klerofashiste që kurrë nuk flenë pa trilluar plagë dhe vargojë gjaku. Jo ne shqiptarët do të mësojmë shkollë e gjuhë të juaja shumë më tepër se sa të tjerët, sepse kemi nevojë për dituri, sikur gëlqerja për ujë me u shkri në të dhe për të, mbi të, për ardhmëri sovrane.

Të jemi pra zemër bardhë e shpirtdëlirë, si Adem Demaçi, si Mendela, si Martin Luter Kingu, si Ajala si Nëna Terezë, si nëna e Adem Jasharit që ka ndërruar jetë me fëmijët e fëmijëve ngryk.

Unë jam në ujin, tokën dhe ajrin tim, o Vuçiq e Daçiq, ti armatosu deri në dhëmbë e kërcëno për çdo ditë e unë do të heshti e sabotoi sikurse disa forca politike shqiptare më 1945-1999. Jo, një histori e tillë ka shkuar në muze. Nëse ju keni ushtri, do të kemi edhe ne. Nëse ju armatoseni, do ta bëjmë të njëjtën gjë edhe ne. Ndoshta armët nuk do t’i blejmë te i njëjti tregtar, por tregtarë e tregje kurrë për punë vrasëse, nuk ka qenë vetëm një. E nëse janë shumë tregje, njeri së pakut do të jetë i yni. Pra nuk jemi më popull jetim, mbajeni në mend. Unë nuk e kam harruar vdekjen mizore të gjyshes sime që popat tuaj serbianë ia kanë ngulë kryqet pas karbonizimit të kufomës në ballë dhe në gjoks.

Pra festa juaj që serbët ta lëshojnë FSK-në, a do të thotë se do t’ju sulmojmë prapë. Kjo kështu përkthehet.

Ejani të jetojmë në shtete që kanë marrëdhënie ekonomike, kulturore e sportive, ashtu si bëjnë popujt e civilizuar, së paku të Evropës, pasi që jetojmë në të dhe për të. Ju shtetin xhamahiri (Serbinë luftënxitëse) dhe ushtrinë ISIS ndërtojeni; ndërtoni edhe bulevard Ratko Mlladiqit dhe BE-së të syrvejojë si po vepron.

Një gjë duhet ta mësoni se Rezoluta 1244 mbështet edhe në Rezolutën 1160 të KS OKB-së të 31 marsit 1998, e cila është votuar unanimisht. Madje, në bazë të saj jeni bombarduar për 78 ditë.

Po filluat me gjenocid prapë, ju jeni fajtor sepse do t’ju bombardojnë me siguri. Por prapë mendojë se ka Serbia Dimitrije Tucoviça, Kosta Novakoviqa, Gjingjiqa e patriotë të vërtetë, që e meritojnë një popull që nuk do të mundet më të rrejnë profiterët e pushtetit me klerofashistët, që vet i trilluan “dhunimet” 1981-1999 në Kosovë (shikoni dokumentet e juaja sekrete), vet i lëvizët eshtrat e Princ Lazarit nëpër Jugosllavi, të cilin vet e keni vrarë duke ngrënë bukë dhe ai zanat po ju përcjellë në shkallë shoviniste pa pushim. Unë nuk besoi se Rusia do të hyjë në Luftën e Tretë Botërore për interesa të juaja false, sepse nëse ndodhë Lufta e Katërt Botërore, ushtria e Vuçiqit dhe Daçiqit do të luftojnë kundër anëtarëve të NATO-s përreth kundër Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Kroacisë, me shigjeta sikurse më 1389. Dhe ju do të këndoni me lahutë se keni fituar, ndërsa klerofashistët do t’ju beatizojnë si “engjëj”, eutanazia do t’ju kaplojë dhe më mirë do ta këndoni Mujë e Halilin se sa Kraleviq Markon, sepse dini të rreni efektshëm dhe brutalisht nuk do të ekzistoni si popull për 600 vjetët që vijnë. E ne shqiptarët i kemi mbijetuar Rromakët, Bizantinët, Rasianët, Osmanlinjët, fashizmin e juaj, dhe nazifashizmin dhe koministo-çetnikizmin tuaj totalitar. Jemi këtu sepse kjo tokë arbërore është e atyre që jetojnë në të den baba den. Ejani të jetojmë në paqe e liri sovrane, më mirë do ta keni dhe do ta kemi të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presin vlerësim…