Si duhet të ndiqet, hetohet, arrestohet dhe gjykohet Milan Radoiçiqi?
Xhevdet Smakiqi
Hapi I
Duke u bazuar në njoftimin zyrtar përmes deklarimeve publike të ministrit të Brendeshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se në grupin diversivë kriminal ka marrë pjesë edhe nënkrytari i Listës Serbe Milan Radoiçiq me datën 24.09.2023, Policia e Kosovës duhet të mbledh provat materiale dhe të ushtrojë kallzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës edhe kundër Milan Radoiçiq si anëtar pjesmarrës bashkëkryes i veprave penale nga neni 126 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hapi II
Prokuroria Speciale e Kosovës detyrohet të nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj Radoiçiqit nen dyshimin e bazuar mirë se ka qenë pjesmarrës i grupit diversivë në manastrin e Banjskës më 24 shtator 2023.
Hapi III
Prokuroria Speciale e Kosovës të lëshojë urdhërarrest ashtu që kudo që haset në territorin e Kosovës Milan Radoiçiq të arrestohet dhe të sillet në gjykatë brenda 48 orësh për të kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Hapi IV
Nëse ekzistojnë rrethanat faktike se nuk mund të arrihet prania fizike në procedurë penale e Milan Radoiçiqit, i njëjti konform dispozitave të KPPRK-së të gjykohet në mungesë.
Prandaj nuk duhen shumë debate sepse ministri Sveçla edhe vet detyrohet të ushtrojë kallzim penal nga funksioni publik ndaj Milan Radoiçiqit.
Në fund moralisht LV-ja duhet ta shkarkojë Mimoza Kusari-Lila nga pozita e shefes së GP-së se LV-së për komunikimet me Milan Radoiçiqin.