Si duhet të ndryshohen zakonet e të ngrënit për të ndaluar shfaqjen e diabetit
Për të shmangur predispozitën e shfaqjes së diabetit, ndryshimi i zakoneve të të ngrënit është thelbësor.
Dhe rregullat janë ato të dietës mesdhetare.
Megjithatë, në rastin e para-diabetit, mund të nevojiten disa masa paraprake shtesë, sepse, siç specifikohet nga eksperti Angelo Avogaro, “objektivi nuk është vetëm të reduktohet marrja e kalorive, por edhe të stimulohet prodhimi i insulinës”.
Për ta arritur këtë është mirë të rritet konsumi i ushqimeve me indeks të ulët glicemik, me sheqerna komplekse që përthithen më ngadalë dhe për rrjedhojë nuk shkaktojnë rritje të glukozës apo insulinës.
Objektivi i një diete korrekte, tek ata me predispozitë për diabet, por edhe tek ata që janë të shëndetshëm, është mbajtja e niveleve të sheqerit në gjak relativisht konstante gjatë gjithë ditës.
Kjo sepse lëkundjet favorizojnë shfaqjen e ndryshimeve në metabolizëm të sheqerit dhe gjithashtu rrisin rrezikun kardiovaskular.
Muret e enëve të gjakut dëmtohen nga ekspozimi ndaj përqendrimeve të larta të insulinës, si ato që qarkullojnë pas ngrënies së sheqernave të thjeshta.
Kështu, për të pasur nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak, përveç preferencës së karbohidrateve komplekse, është i dobishëm kombinimi i tyre me fibra vegjetale, të cilat ulin indeksin glicemik.
Mund të jetë gjithashtu e përshtatshme për të ngrënë pak dhe më shpesh .
Eksperti Riccardo Candido konfirmon nevojën për t’i thënë lamtumirë sheqernave të shtuara, “duke ndaluar ëmbëlsimin e çajit dhe kafesë, në avantazhin e plotë të shijes reale të pijes dhe duke kufizuar konsumimin e pijeve dhe ëmbëlsirave me sheqer”.
“Është më mirë të reduktohen yndyrnat e ngopura me origjinë shtazore duke kufizuar konsumin e mishit të kuq dhe djathit, të lejuar një ose dy herë në javë; dritë jeshile për perimet, me të paktën katër ose pesë porcione ditore të perimeve dhe frutave”.
Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.