Si duket sot Borëbardha?
Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja e cila ka luajtur rolin e ”Borëbardhës” në filmin me të njëjtin titull në vitin 1970 dhe Hirushen një vit më vonë.
Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistojë të gjitha kohëve.
Por ku është sot Borëbardha e famshme?
Zeynep Degirmencioglu ka lindur më 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm një vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.
Filmi i saj i parë, “Papatya”, e vendosi atë si një aktore filmi për fëmijë. Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe “Fırtına”.
Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ayşecik”. Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajzë naive, u bë shumë e famshme me këtë rol.
Më vonë ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar, “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.
Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes.
Sot, në moshën 69-vjeҫare, vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.