Si e blejnë pasanikët një vizë britanike

28 shtator 2019 | 13:20

Numri i pasanikëve të huaj që investojnë të paktën 2 milion paundë në Mbretërinë e Bashkuar në këmbim të një të ashtëquajture  “vizë të artë”, ka mbërritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit, pavarësisht goditjes që mori kjo skemë pas helmimit të ish agjentit rus Sergei Skripal me substancën Novichok.

Home Office lëshoi  255 viza për këta lloj investitorësh në gjysmën e parë të vitit 2019, duke i lejuar ata të jetojnë dhe punojnë në Britani për pesë vjet. Ky ishte niveli i lartë i vizave të tilla të dhëna për një gjashtëmujor që prej vitit viti 2014.

Dhjetorin e 2018-tës, ish ministrja e brendshme, Caroline Nokes e pat pezulluar skemën me pretendimin se “nuk do të tolerohen njerëzit që nuk respektojnë rregullat dhe kërkojnë të abuzojnë me sistemin”.

Qeveria më vonë u tërhoq dhe e mbajti skemën në fuqi, por futi rregulla më të ashpra nga prilli për të luftuar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Rreth 11.000 vetë kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me “viza të arta” që kur nisma  u prezantua për herë të parë në 2008.

Pjesa më e madhe e tyre, janë nga nga Kina dhe Rusia,  duke përfshirë këtu edhe pronarin miliarder të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, i cili u detyrua të merrte nënshtetësinë izraelite pasi ekzekutivi britanik nuk ia rinovoi vizën vitin e kaluar./gazeta-shqip.com

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokracia në Veprim (DnV) është duke vëzhguar fushatën zgjedhore për…