Si e harruan të gjallët Plakun e Shishmonit: Pas luftës, kam mbetur dy vjet me tërë familjen në çadër

20 nëntor 2022 | 23:43

Xhemë Jakupi i niohur si “Plaku i Shishmonit”, i ftuar në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer momentet e vështira të pas luftës, ku pas përfundimit të saj, askush nuk u interesua për të dhe familjen e tij, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja që t’u ndihmojnë luftëtarëve të UÇK-së.

Të vetmit që u interesuan për ta ishin familjarët e heronjëve të UÇK-së, të cilët gjetën strehë me muaj tërë në shtëpinë e tyre.

“Shtëpia jonë është shkatërruar me ka krejt pas luftës, jemi mbet dy vjet në qadër, vëllai i Ilir Konushefcit na i ka pru lamët, qeremidet e krejt çka duhet për një kat të shtëpisë, kërkush s’pat fol mo me neve, kanë maru shitore, kanë maru shtëpia ndihma, neve kërkush, dy vjet kemi nejt në qadër, Saimiri, vëllai i Ilir Konushefcit na ka ndihmu më pas. Mas lufte, veq Qerim Kelmendi edhe vëllai i Ilir Konushefcit, Saimiri, edhe baba i Hakifit, baba i Zahirit ka ardh në dasëmkur e kam martu djalin tjetër kush, kërkush”, ka deklaruar ai, përcjell GazetaDemos.

Emisionin e plotë mund ta shikoni këtu:

https://youtu.be/g1pHh4G9tto

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshje janë në orarin e ditës së hënë të…