Si e kujton Salih Sefa debatin me deputetët gjerman në ARD Berlin, gjatë luftës në Kosovë
Kujtim, kushtuar 25 vjetorit te intervenimit të NATO-s mbi forcat serbe 1999/Fillim i Marsit 1999-Berlin!
Isha i ftuar në një debat televiziv ARD Berlin, në mes të deputetëve të dy Partive Gjermane SPD dhe një krahu të majtë i partisë së gjelbërve (Grüne Partei)!
Tema bosht e debatit ishte: A duhet forcat veri atlantike të NATO-s të intervenonin gjatë luftës në Kosovë?!
Deri sa dy deputetët nga SPD, Partia Social Demokrate e përkrahnin ose së paku nuk e kundërshtonin intervenimin humanitar të NATO-s, deputetët nga Partia e të Gjelbërve ishin kundër e sidomos Hans Christian Ströbele !Ky i fundit ishte me çdo kusht kundër!
Në studio isha i ftuar si Kryetar i Klubit “Bajram Curri“ dhe Komunitetit Shqiptarë ne Berlin, bashkë ishin edhe disa veprimtarë të tjerë: Musë e Kadri Mulaj, Nebih Selmani edhe disa student Shqiptarë.
Debati ishte mjaft i nxehtë, u përpuqem t’i japim argumentet tona se intervenimi i NATO-s është domosdoshmëri për ndalimin e krimeve Serbe të kryera mbi popullatën civile sepse po ndodhë egzod i në populli dhe krizë e rëndë humanitare!
Debati vazhdoi me pyetje Nisë J0 intervenim…atëherë për ç arsye pra duhet të ekzistoj NATO etj. etj!
Në foto: Hajriz Mamaj, Avdyl Zeneli, Nebih Selmani!
Nga protesta të shumta në Berlin 1998-1999
Për një moment debatin e ndërpreu një zë i thekshëm femre që vie nga publiku me pyetjet rafal që dilnin si plumba pushke!
1.Edhe sa fëmijë e familje (aludohej në familjen Jashari) duhet të vriten në Kosovë?
2.Edhe sa femra motra tona duhet të dhunohen e të vriten atje?
3.Edhe sa masakra mbi njerëz civil e të pa armatosur duhet të bëhen sipas jush?
4.Edhe sa të moshuar e të moshuara duhet të vriten ?
5.Cili na qenka pra roli i kësaj aleance dhe çfarë presin ata të ndodhë me tutje ?
Forcat ushtarake të NATO-s duhet të intervenojnë kur ka shkelje masive të të drejtave njerëzore dhe ndaljen e një shfarosje të një Populli nga kryekrimineli i Ballkanit Millosheviq!!!
Disa çaste mbretëroi qetësi në Studio!
Ky reagim erdhi nga mjekja e re që vinte nga Shqipëria. Më vonë pas përfundimit të debatit iu ofrova, e falënderova dhe vlerësova shumë lartë kontributin e sajë!
Ajo ishte Dr.Violeta Doçi, e cila asnjëherë nuk u ndal në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së drejtë për liri, ajo ishte kudo në grumbullim mjetesh për ta ndihmuar luftën dhe UÇK-në, ishte edhe shumë aktive në menagjimin e ndihmave mjekësore për popullatën civile me barna dhe shërbime mjekësore në nevojë.!