Si e mbrojti Kadri Veseli avokatin e tij nga sulmet e shpeshta të panelit të gjyqtarëve?
Ben Emmerson e ka ndryshuar dje sërish atmosferën në sallën e gjyqit në Hagë me fjalën për ecurinë e cështje kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokati i njohur britanik, që përfaqëson ish kreun e Kuvendit dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u përplas prap me një nga gjyqtarët, teksa po kritikonte prokurorinë se nuk po e kryente detyren e vet si duhet.
Një komunikim paksa më i acarur i panelit me këtë avokat ka ndodhur jo pak herë nepër seanca. Dhe dje, klienti i tij, Kadri Veseli, që dha deklaratën e parë në këtë sallë, e mbrojti avokatin e tij – duke shprehur habinë ndaj reagimeve për adresimet e avokatit të tij.
Emmerson ka qenë I rreptë në qednrimet e tij sa I përket punës së prokurorisë por edhe gjyqtarëve. Ai ishte i pari që kishte paralajmëruar se me këtë lëndë, të akuzuarit rrezikojnë të mos kenë gjykim të shpejt. Emmerson e kishte thënë shpesh se prokuroria nuk ka rast dhe se ajo po përpiqet ta hiperbolizojë rastin. Ai madje dje nxori edhe një fakt tjetër që po vonon procesin: pyetjet e gjyqtarëve ndaj deshmitarëve. Britaniku permendi se gjyqtarët kanë marrë më shumë kohë se vet mbrojtja e Veselit. Sipas Emmerson mbrojtja e Kadri Veselit ka shtruar pyetje për 43 orë, një orë më pak se vet paneli me rreth 44 orë. Jo rallë Emmerson e kishte arsyetuar reagimin e tij karshi prokurorisë dhe panelit si detyrë zyrtare karshi klientin të tij.
Por, si ndodhi përplasja dje mes Emmerson dhe gjyqtarit kryesor, Charles Smith dhe si e mbrojti Veseli avokatin e tij në fund të seancës? Ky është transkripit i diskutimeve të djeshme.
Emmerson: Është e padrejtë që të fajësohemi në për mungesën e efikasitetit të tyre. Sepse kur përfundon dëshmitari, është detyra e prokurorisë….
Gjykatësi: Nuk jemi këtu të ofendojmë persona..
Emmerson: S’po ofendoj njeri.
Gjykatesi: Po po i ofendon, na thuaj çfarë mund të bësh.
Emmerson: Po unë nuk e pranoj që ju të thoni që përgjegjësia është e mbrojtjes dhe jo e Trupi Gjykues. Trupi Gjykues e di shumë mirë se ku do t’i nevojitej paraprakisht.
Gjykatësi: Nuk po thotë njeri që e keni tërësisht ju fajin, thjesht e bëra këtë pyetje sepse zoti Misetiq kërkoi që të bëhej konferenca për ecurinë e çështjes dhe thjesht po ju jap juve fjalën që të jepni mendimin tuaj se ku qëndron problemi. Përpara se të hidhni fajin dikujt, thjesht jepni qëndrimin tuaj.
Emmerson: Nuk po mundohem që t’i hedh fajin askujt.
Gjykatësi: Po po mundoheni ta bëni këtë gjë.
Emmerson: Nuk e di pse mendoni kështu gjykatësi Smith sepse unë nuk po mundohem t’i vë gishtin askujt.
Gjykatësi: A jeni i interesuar që t’i gjeni zgjidhje këtij problemi apo thjesht doni të flisni meqenëse jeni ngritur. A ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi të thoni zoti Emmerson?
Emmerson: Po dua të di se pse po më akuzoni që po fyej dikë?
Gjykatësi: Unë thashë që po e fyeni prokurorinë kështu që duhet të vazhdoni më tej.
Emmerson: Nuk më duket e drejtë që një avokat mbrojtës të mund ta trajtoni kështu sa herë që ngrihet dhe merr fjalën.
Gjykatësi: Sa herë që ngriheni dhe merrni fjalën, përfundojmë më kaq…
Emmerson: Nuk mendoj që po them asgjë tjetër, nuk mendoj që po ofendoj njeri. Thjeshtë po flas në mënyrë normale dhe po bëj parashtrimet e mija.
Gjykatësi: A ka ndonjë gjë tjetër që doni të thoni diçka përpara se të përfundonim?
Emmerson: Nuk kam mbaruar akoma. Kam edhe gjysmën e gjërave për të thënë…
Kadri Veseli: I nderuari Trupi Gjyqësor, kemi krijuar një përvojë bukur të gjatë por po e shoh një komunikim i cili nuk po më duket shumë normal dhe as profesional. Reagimet, nuk po paragjykoj por si i akuzuar kam të drejtë të jap një mesazh. Nuk kisha pasur dëshirë, që gjërat të cilat janë jashtë realitetit tim të ndikohet dhe të paragjykohet, për arsye se ka një mospërmbajtje shpeshherë, sidomos në adresimet e avokatit tim po flas, i nderuari zoti Emmerson.