
Si e mori UÇK-ja bazën serbe në Koshare
18 maj 2020
| 08:12
Në prill të vitit 1999 forcat e UÇK-së, pas një ofensive të madhe, arritën ta marrin nën kontroll bazën serbe në Koshare. Në video shihen ushtarët pas marrjes nën kontroll të pikës strategjike si dhe të gjitha pajisjet dhe armatimet e lëna nga serbët të cilët janë tërhequr nga aty.