Si e mundi kancerin nëna e Rita Orës?
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka folur për vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar gjatë kohës kur nëna e saj, Vera Ora ishte diagnostikuar me kancer.
Ajo ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, Verën dhe në kohën kur e ëma ishte diagnostikuar me kancer këngëtarja shqiptare është përballur me shumë vështirësi.
Mes lotësh, bukuroshja shqiptare ka rrëfyer situatën e vështirë dhe krenarinë për të ëmën.
“Isha 13-14 vjeçe kur kuptova se nëna ime kishte kancer gjiri dhe nuk mund ta imagjinoj sa e vështirë do të ketë qenë për të të rriste 3 fëmijë, të linte familjen dhe miqtë e saj, nga Kosova të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, të mësonte një gjuhë të re dhe të behej psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për rrugëtimin e nënës sime”, ka thënë Rita.
Kujtojmë se Vera Ora është zgjedhur si ambasadore e një organizate, për të ndarë historinë e saj të suksesit me luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha gratë që vuajnë nga e njëjta sëmundje