Si e ndërtoi bota Perëndimin?
Përgatiti: Daut Dauti (pjesë nga vepra How the World made the West nga Josephine Quinn)
Grekët dhe romakët kishin historitë e tyre të rrënjosura në vendet tjera dhe që i kishin adoptuar shumicën e ideve dhe teknologjitë nga diku tjetër: kodet juridike dhe literaturën nga Mesopotamia, skulpturat e gurit nga Egjipti, ujitjen nga Asiria dhe alfabetin nga Levanti. Ata e dinin këtë dhe e çmonin.
Për një gjë tjetër, grekët dhe romakët rrallë i kanë pasur të përbashkëta gjërat që sot quhen vlera perëndimore. Në fakt, shumë prej këtyre vlerave antike që konsiderohen të padyshimta, sot do të merreshin si të panjohura, madje edhe të papranueshme. Athinasit e kanë praktikuar demokracinë vetëm për burra, të cilët e promovonin joshjen ndaj djemve, kurse gratë qëndronin gojëmbyllura dhe të mbuluara. Romakët e përqafonin skllavërinë në shkallë masive dhe i shikonin ekzekutimet publike për kënaqësi.