Si e përjetoi diplomati amerikan ndalimin e Shfaqjes “Krushqit janë të ngrirë” të Ismail Kadaresë

18 nëntor 2024 | 10:03

Nga Sabri BEQIRI

Dhe më foli me admirim për veprën e Kadaresë. – Ja ku është “Gjenerali…” dhe vuri pëllëmbën e dores mbi kopertinën. Ishte hera e parë që po flisnim jashtë “protokollit” dhe pa asnjë ngurrim. Edhe kjo ishte në kuadër të punës që bënim për mësimdhënie e mësimnxënie të gjuhes shqipe Tash ishte e vdekur ushtria okupuese serbe ndërsa gjeneralët e saj kishin nënshkruar kapitullimin në Kumanovë. Gati -Gati si te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Profecia e Peter A. Prahar ishte sendërtuar.

Në vitin 1993 në një Shtëpi private, rruga e parë përtej Shkallëve në Dragodan (tash Arbëria) qe vendosur Zyra e Misionit të OSBE-së. Një miku im më thotë një mbrëmje të vonë: të shihemi neser, kam nja dy llafe me Ty. – Me ferkun e parë nisëm për Gllobocicë a Tetovë. Ti e di që maxhen e kam thatë. E që ma pejdah një thes miell, po, kisha dal. – Për bukë s’ka vdek kush.Dil ! Të pres në orën nëntë. Është me rëndësi! -U tha u bë, ia ktheva përgjigjen si premtim e zotim.

Thënë shkurt e shqip u bëra mësimdhënës vullnetar i Gjuhës shqipe për diplomatin amerikan Peter A. Prahar. Të gjitha i kishte kontraktuar, pa asnjë autorizim timin as gojor as shkrimor Xhemajl Ahmeti.

-Paskeni marrë vendim si në kohët e Kanunit të Lekë Dukagjinit?! , ua thashë të dyve. Një buzagaz i shqiti mikpritësit më shumënjerzillëk. – Pas një ndeje të shkurtër, ishte më shumë njohje e ndërsjellë, u  morëm vesh për orarin e punës, ndonjë tekst a literature, si mjet pune, që do të na ndihmonte në përvetësimin e shqipes e që Amerikani u pajtua, aty për aty, pa asnjë mëdyshje…

-Të gjitha mi ka thënë Xhimi. Dua sa më shumë të aftësohem përkomunikim shqip. Pak, fare pak gramatikë, se diçka kam mësuar në Amerikë, qe kërkesa e parë dhe e vetme e Tij.

Në një zyrë fare të vogël, mbi tryezeën e punës shihej dallueshëm, përballë një dyzine materialesh, romani “Gjenerali I ushtrisë sëvdekur” i Ismail Kadaresë. Ishte botimi I Rilindjes i vititi 1973. – Eka si Bibel, më pati thanë ndërkohë Xhema. Për aq kohë sa punuam me Z. Peter A. Prahar, kryesisht mbas orarit të tij të rregullt tëobligimeve ditore, nga Ai ndëgjova vetëm lajme për kronikë të zezë, përjetime të zymta, ballafaqime të rënda, trishtuese nga ato që ai ishihte nga afër në terren. Misioni i tij si diplomat amerikan pranëOSBE-së kishte të bëjë me të drejtat e njerit e që në Kosovë po nëpërkëmbeshin brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Krejt çka Prahari interesohej dhe priste nga unë ishte të mësonte gjuhën që të mund të komunikonte shqip me njerëz që përjetonin dhunë nëtë katër anët e Kosovës.

Një ditë u kthye me nxitim, ishte vonuar paksa ndërsa i vinte keq qëe prita më gjatë se që e kishim orarin e punës. –Më kanë dëshpëruar këta ish-kolegët tuaj të “Rilindjes…”!  -Pse? – Sepse nuk kanë ruajtur botimet e gazetës. Shume muaj e vite po mungojnë. Po e kam të vështirë me mbrojt diçka qënuk ekziston… Nuk e kanë ruajtur një pjesë të historisë sëKosovës. Tha shumë gjëra me dëshprim që është e pa denjë t’i rëndis në hollësi, sot e këtu.

I përmendi shumë e shumë emra veprimatarësh të Këshillit (KMLDNJ-së) dhe u shfaq shumë i rrëmbyeshëm me vërejtje e kritika. Po shpërthente njeriu që punonte me përkushtim dhe shprehej pa asnjë ngurrim. Sakaq ndalej, dhe i thosha: mirë po e përvetëson shqipen…- Po e mësoj e kuptoj dita –ditës edhe mentalitetin e shqiptarëve.

Një pasdite kur po kaloja përskaj trotuarit, afër ish- Gërmisë, poshihja panon e njoftimeve të Teatrit kombetar…..Si në vegim mëfanepsej diçka e pabesueshme dhe ndërsa  fërkoja sytë lexova: Jepet shfaqja “Krushqit janë të ngrirë” e Ismail Kadaresë. Fill ngjitem tëblej dy bileta. Më thotë njëri që vërtitej aty koti fare: duhet tëpresesh! Sapo doli arkatari.

Kur mbërrita në Dragodan i them Peterit: -Nëse kemi fat do tëshkojmë në Teatër, dita , ora është kjo. A jemi dakord se mund të tëdal ndonjë pengesë gjatë punëve tuaja orar e pa orar?!. – Posi! Me kënaqësi. Dhe më foli me admirim për veprën e Kadaresë. -Ja ku është “Gjenerali… dhe vuri pëllëmbën e dores mbi kopertinën. Ishte hera e parë që po flisnim jashtë “protokollit” dhe pa asnjë ngurrim. Edhe kjo ishte në kuadër të punës që bënim bashkërisht për mësimdhënie e mësimnxënie të shqipes.

-E admiroj shumë, tha Peteri. Si shumë herë po fillonim bashkëbisedimin , dialogë të shkurtër, një përshkrim të ndonjëngjarjeje, mbresa rasti, gjëra themelore por dita –ditës duke thelluar e pasuruar fjalësin e shqipes.

Peter Prahari kishte intersim të madh të përvetësojë shqipen aq samos të varet nga përkthyesi. – U shfaq i gëzuar madje u ngazëllye që e pamë Dramatizimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë” të Kadaresë. – Ndoshta do të ketë rezultat misioni Juaj Z Prahar. –Arsimi dhe kultura janë të parat që i ka goditur për vdekje regjim i Millosheviqit, i thash.

Pas dy- tri ditësh, nuk kaloi as java, shpërtheu skandali. U ndalua shfaqja, u kërcënua personeli i Teatrit, u suspenduan, u larguan, u kërcënuan e keqtrajtuan si mos më keq punonjësit e Teatrit. – Jam shumë nervoz. Pse i pengon Teatri këta njerëz?! … Bisedonim si zakonisht ndërsa i vetmi mjet që kisha si mburojë e ushqim ishte shpresa. –Përditë po e kuptoj sa e rëndë, sa e rëndë është gjendja në Kosovë, thoshtë z. Peter Prahar i mllefosur.  

Mbi Tryezën e punës shfletonte e sistemonte një dyzinë materialesh që shënonte në terren nepër degët e Nëndegët e Këshillave për Mbrojtjen e të Drejtavë të njeriut. Ishin vertetë Këshilla vajtimi, siç ipati quajtur baca Adem Demaçi.  Aty në Dragodan po zhvilloheshin monologë ndërmjet nxënësit e arsimtarit që diku ne mes dhe pranë urrinte romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë. Monologu shkonte, jo rrallë, nga Kongresi i Manastirit, në Janinë e Camëri, Shkup e Vlore deri lart në Pazarin e Ri. Pashmangshëm s’mund të kapërcehej Noli, Konica e të tjerë.  

Ishin ato kohë kur Kosova gjendej në shtetrrethim të hekurt. Masat e dhunshme kishin ngulfatur e ngujuar jetën si me dry pa çelës.Ndoshta, sa për ngushllim, ishte një privilegj e kurajo, në fund tëtunelit, të shihje një xixë shprese nga ndonjë diplomat që vintepërtej Atlantikut. Në këso rrethanash njeriu ngushllohet, gjithashtu, se sa ka ndikim magjia e artit, letërsisë dhe gjuhës, si tipare identitare. Një prej pyetjeve si monolog që shpesh ia bëja Peterit qe edhe kjo e të ngjashme: Në të saten faqe ke mbërri me “Gjeneralin…”? – Po lexoj dhe studioj Kadarenë vazhdimisht. Është mësuesi im i Madh, merrja pergjigjen, shqiptuar me një buzagaz.

Zyra e OSBE-së në Dragodan ato ditë i ngjante një Qendre pelegrinazhi ku një grup emisaresh qenë shndërruar në kronistë a qatipë për inventarizimin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Sa e sa ankesa, lëngata, njerëz me fasho nga rrahjet e torturat hynin e dilnin nga aty. – Dhimbjen e këtyre njerëzve e ndjej më mirë e më drejt kur flas shqip me këta, thoshte ambasadori Peter A Prahar. D he e vente dorën mbi kopertinat e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” tëKadaresë. Më bëhëj si të vënte dorën mbi Biblen e Kuran, ashtu epërjetonte.

– Para se të shkoj në Shqipëri në detyrë te re në Ambasadën amerikane, do të kisha dashtë  ndonjë  takim me  intelektualë t ë pavarur këtu Prishtinë. Jo me politikanë, ata vijnëpërditë këtu, më tha Peteri. – Ke ndonjë propozim, më pyeti shumëhapur – Keni dëgjuar për profesor Rexhep Qosjen? Ndoshta e ke takuar ndonjëherë? – Besoj që mund të flas shqip më te nëse mund të kontaktoj. Do të shoh sa kam nxënë shqip prej teje, ma ktheu dhe e tumiri propozimin.  

– Do të shihet nëse ia kemi dal bashkërisht. Shpresoj ta kalojmëprovimin, ia ktheva me shaka. Qeshi nga zemra. Mbas qëndrimit disa vjet në Tiranë, Peter A Prahar u rikthye sërish në Kosovë me 1998.Mbante poziten e asistentit tëambasadorit Ëiliam Voker. Po rikthehej në  Kosovë diplomatihumanist e dashamir i dëshmuar i Kosovës që tashmë fliste shqip, mendonte shqip, sillej shqiptarçe dhe po jepte gjithçka nga vetja për Dritën, Lirinë dhe Demokracinë e Botës shqiptare. Po e vazhdonte misionin aty ku e kishte lënë, në Dragodan të Prishtinës. Së fundmi, besoj edhe sot që po rikujtojmë këto dromca nga ditari, Z. Peter A Prahar është në detyrë të Ambasadorit tëSHBA-së në Shtetet Federale të Micronezisë në Paqësorin perëndimor. Ky shtet –Mikronezia- e ka njohur Kosoven me 5 dhjetor 2008. Një falenderim nga zemra për ambasadorin Peter A. Prahar qëaq shume bëri për Kosovën në kohët e saj më të vështira. Mbaj mend, si sot, ditën kur u ndamë për të fundit herë më tha: Kosova e meriton Lirinë dhe demokracinë! Kur i shtrënguam duart e përshendetjes dhe Lamtumirës, mu bë se ia pamë lotin njëri –tjetrit. Aty mbi tyezë po na “shoqëronte” Ismail Kadareja me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Po rrinim në këmbë njëri-përballë tjetrit dhe mezi shqiptoi: – Më ka rënë në dorë  një Hartë emes bukur!. Janë këtu ato katër vilajetet për të cilat shpesh me flisje, më dha Z. Peter A. Prahar. Dikush ma dha mua, unë po ta jap Ty! Ishte Harta e Shqiperisëetnike me sfond të kuq të kadifejtë. Harta e katër vilajeteve shqiptare. – Po besoj shume se prapë do të kthehem në Kosovë, tha me shumë vetëbesim. Fill pas mesqershorit 1999 diplomati Peter A.Prahar ishte rikthyer sërish në Kosovë duke dhënë kontribut të çmuar dhe duke parë nga afër çlirimin e Kosovës. Tash ishte e vdekur ushtria okupuese serbe ndërkohë që gjeneralët e saj kishin nënshkruar kapitullimin në Kumanovë. Gati – Gati si te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i  Ismail Kadaresë. Profecia e Peter A. Prahar ishte sendërtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimi per Takim EV Wind Park Sh.p.k." synon të ndërtojë…