Si e rrethuan forcat amerikane liderin e ISIS-it, Al Baghdadi, para se të hidhte në erë veten dhe 3 fëmijët
Ta kapnin të gjallë ose të vdekur: Forcat amerikane me misionin të gjenin Abu Bakr Al Baghdadin ishin autorizuar për secilën prej këtyre mundësive.
Forcat irakiano-kurde kishin ndaluar një prej disa grave të al Baghdadit, një nip dhe njërin prej korrierëve të besuar të tij. Informacionet e marra nga të tre ata i çuan në një vend të fshehtë të ISIS në shkretëtirën e Irakut perëndimor, në një “strofull” që u provua shumë e vyer, sepse brenda saj u gjetën disa sende personale të udhëheqësit të Shtetit Islamik, dhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehtë, një shtëpi në një pjesë të Sirisë veri-perëndimore që kontrollohej nga Al Kaeda, armike e al Bagdadit.
Kur Donald Trump mbërriti për të parë operacionin në kohë reale, ai kishte katër ditë që kishte dhënë dritën jeshile, por disa raste të tjera ishin ndërprerë në minutën e fundit. Disa minuta pasi ai qe ulur, helikopterët amerikanë u ngritën nga baza e tyre ajrore në Irak dhe fluturuan rreth 500 milje mbi ‘një territor shumë të rrezikshëm’, një udhëtim që zgjati pak më shumë se një orë. Ekipeve iu desh të kalonin hapësirën ajrore ruse, siriane dhe turke për të arritur objektivin e tyre.
Me tensionet aktuale në rajon, ata mund të ishin ngatërruar fare lehtësisht për një forcë pushtuese. Krerët amerikanë njoftuan Moskën, Damaskun dhe Ankaranë se diçka “e madhe do të ndodhte” , por pa I treguar qëllimin e vet përfundimtar.
Ndërsa helikopterët, Chinooks dhe Black Hawks, iu afruan kompleksit në provincën e shkatërruar nga lufta në Idlib, afër kufirit turk, aty “ u hapën portat e ferrit”. Duke menduar se mund të kishte ndonjë kurth në derën e përparme, ushtarët elitë cane muret e banesës ku fshihej Al Baghdadi. Dy bashkëshorte të tij, me breza eksplozivë në trup që fatmirësisht nuk shpërthyen, u vranë së bashku me disa luftëtarë të liderit të Isis-it.
Ndërsa kontrollin me kujdes shtëpinë, dhomë për dhomë, një shoqërues I tyre lokal I thirri në arabisht Al Baghdadit që të dorëzohej. E ndërsa krye-terroristi futej gjithmonë e më thellë ne kthinat e saj, forcat Delta që kishin studiuar planimetrinë e godinës duke mësuar “përmendësh” cdo cep, vend të fshehtë dhe dalje të mundshme të saj, iu vunë nga pas. Ata ndihmuan 11 fëmijë që të largoheshin, ndërsa një grup ekstremistësh të ISIS-it, duke e kuptuar se ishte shumë vonë për ta, u dorëzuan.
Kur “pastruan” kompleksin, ushtarët amerikanë dhe qentë e tyre gjurmuan Al Baghdadin në një tunel të nëndheshëm, ku ai kishte marrë me vete tre fëmijë. Ushtarët e dinin se tuneli nuk kishte dalje tjetër, ndaj u afruan ngadalë, duke nisur në fillim qentë e tyre të mirë-trajnuar.
Ishte në atë pikë, që njeriu, mbretëria e terrorit të të cilit mori fund, shpërtheu jelekun më eksploziv, duke vrarë veten, pengjet e tij të vegjël të tmerruar, e duke shembur mbi ta dhe një pjesë të tunelit.