Si e shpenzon pasurinë Rihanna?
Rihanna është cilësuar si muzikantja më e pasur e femrave nga Forbes, dhe e tejkalon vetë Mbretëreshën e Popit, Madonna.
Kjo nuk na befason, duke marrë parasysh gjithçka që këngëtarja ka realizuar gjatë këtyre viteve të kaluara.
Ajo e ka bërë pasurinë falë industrisë së muzikës, por edhe për shkak të markës së saj të bukurisë Fenty Beauty dhe shtëpia luksoze e modës Fenty.
Po si e shpenzon pasurinë e saj ylli i muzikës. Klikoni në fotogaleri dhe zbulojeni.
Ishulli privat – Këngëtarja aktualisht është duke punuar për një këngë të re dhe mori me qira një ishull privat në Angli për të regjistruar muzikën. Kostoja e ishullit? 25 000 dollarë.
Kuzhinier privat – Këngëtarja ka një kuzhinier privat, Debbie Solomon, i cili punon për 800 dollarë në ditë. Kuzhinieri i shërben mëngjesin, drekën, darkën dhe darkën e vonë.
Los Angeles rezidencë – Në vitin 2012 ajo ka blerë një rezidencë luksoze në Los Angeles, Californi, për 12 milion dollarë amerikanë.
Koleksioni i makinave – Raportohet se Rihanna posedon një koleksion makinash që kap vlerëne 8 milionë dollarëve amerikanë! Koleksioni përfshin makinat e mëposhtme luksoze: Ferrari 458 Italia, Porsche 911, Maybach 57S, Suzuki Jimni, Chevrolet Suburban, Mercedes G-Wagon, Mercedes S-Class dhe një Cadillac Escalade.
Trajtimet e bukurisë – Rihanna gjithmonë duket e përsosur në tapetin e kuq, por kjo natyrisht vjen me një çmim të kushtueshëm. Këngëtarja dyshohet se harxhon 50 000 dollarë në javë në trajtimet e bukurisë!
Trajneri personal – Trajnerja personale e Rihanna-s është Jaimie Granger. Kostoja për shërbimet e saj? RiRi raportohet se i paguan 1.500 dollarë në ditë.
Zgjatje e flokëve – Rihanna i ndryshon modelin e flokëve ato pothuajse aq shpesh sa veshjet e saj. Por hairstyles e saj gjithnjë në ndryshim kanë një çmim prej 1 milion dollar në vit!
Dhurata për familjen: Në kohë Krishtlindjesh, RiRi nuk nguron që t’iu ofrojë para të afërmeve të saj. Ajo është shumë dorlëshuar.
Shtëpia e plazhit në Barbados – RiRi bleu shtëpinë e saj të pushimeve në Barbados, vendlindjen e saj në 2013 për 22 milion dollarë.