Si e zunë kamionin e forcave serbe njësitet e UÇK-së në afërsi të Lumbardhit
Faton B.Mehmetaj&Ramush Ahmetaj
Ky aksion i ndermarrë radhitet ndër ngjarjet me rëndësi të madhe në Zonën Operative të Dukagjinit.
Ngarja kishte ndodhur 7.6.1999, ditën kur ishte varrosur heroi i kombit Enver Dobraj dhe njëri prej luftëtarëve më të spikatur të Zonës Operative të Dukagjinit.
Aksioni ishte kryer nga pjestarët e “Njësia për Intervenime të Shpejta”.
Kjo njësi përbëhej prej ushtarëve të zotët dhe që kishin përvojë në beteja e luftime pothuajse në të gjithë zonën e Dukagjinit.
Ishte formuar heret, fillimisht njihej si njësia “Sopata” e pastaj kishte vepruar sipas rrethanave që ishin zhvilluar në terren. “Njësia për Intervenime të Shpejta përbëhej nga Ramush Ahmetaj i cili ishte edhe përgjegjës i kësaj njësie, Adem Beka, Fadil Hysenaj, Xhevat Zenelaj, Arben Beka, Gazmend Syla, Selim Berisha, Nezir Neziri, Flamur Zeneli, Haxhi Berisha, Brahm Selmanaj, Zija Zejnaj, Rifat Selmanaj etj.
Një pjesë e kësaj njësie kanë qenë të rregullt, kurse pjesa tjetër janë bashkangjitur në aksione e luftime në këtë njësi, kohë pas kohe sipas nevojës dhe rrethanave që krijoheshin në terren.
Sipas Ramush Ahmetajt, Selim Berisha dhe Gazmend Sylaj, janë bashkangjitur në këtë njesi pas vasjes së Shkëlzen Haradinajt me 16.4.1999.
“Njësia për “Intervenime të Shpejta” pos shumë aksioneve tjera, kishte marrë pjesë edhe në rrethimin e Stacionit të policisë serbe në Qallapek të Lugut të Baranit, bashkë më disa luftëtar nga Jabllanica-Shqiponja si; Naser Brahimaj (dëshmor), Nezir Neziri, Xhevdet Brahimaj, Arbnor Zeneli, Shaban Zeneli etj, ku për tri ditë rresht u zhvilluan luftime rreth stacionit të policisë në Qallapek i cili u mbajt i rrethuar për tri ditë rrjesht.
Kjo ngjarje kishte ndodhur pikrishtë në kohën kur po zhvillohej Beteja e Pozharit, ka fundi i marsit 1999.
Aksioni në Qallapek ishte bërë për ta hapur sa ma shumë vijen e frontit me qëllim që forcat serbe mos të jenë të koncentruara në një vend.
“Njësia për Intervenime të Shpejta” kishte vepruar në të gjithë rajonin e Dushkajes aty ku kishte nevojë për intervenime e përforcime.
Gjatë asaj kohe pjesëtarët e kësaj njësi, kohë pas kohe, kanë vepruar në Llugagji, Buqan, Kosuriq, në pikën e Lumbardhit, Kralan etj. Siç u tha edhe më lartë kjo ngarje ka filluar ditën kur ishte varrosur Enver Dobraj i cili ishte plagosur me 4 qershor 1999, në luftimet e rrepta të zhvilluara në pozicionet e luftës në Dashinoc, ku bashkë me bashkëluftëtarët e tij u ndesh me ushtrinë serbe.
Enveri vdes nga plagët e marra me 7 qershor 1999, në Spitalin Ushtarak në Maznikë. Pasi ishte varrosur në Malet e Maznikut, Komandanti i Zonës z. Ramush Haradinaj i kishte ndalur në zyren e tij në Shtabin e Zonës, Jahë Gecajn nga Lluka, Bajram Lataj nga Carrabregu dhe Haxhi Berisha nga Qeskova të cilët ishin bashkëluftëtar të Enverit, për të evokuar kujtime dhe për ta zbutur sad pak dhembjen për Enverin. Ka ora 9 e mbremjes, Jaha, Bajrami dhe Haxhia kërkojnë nga komandanti për t’i liruar për të vazhduar në bazën e tyre. Me qenëse Haxhi Berisha ishte i plagosur, komandanti i Zonës z.Ramush Haradinaj i thot Fadil Hysenajt që t’i afron deri afër pikës së tyre, në rrugë e sipër diku mbi fshatin Maznik i shofin dy ushtar duke vrapuar në drejtim të Shtabit të Zonës që aso kohe ishte në Maznik. Fadili e kishte ndaluar veturën dhe i kishte pyetur ushtaret që vraponin se shka ka të re, ata kishin thënë se forcat serbe e kanë thyer pikën e Qaush Qelajt.
Me ta marrë këtë lajm, Fadili i zbret nga vetura Jahën, Bajramin dhe Haxhinë dhe kthehet për në Shtab. Aksioni për zënjen e kamionit të forcave serbe ndodhi afër Lumbardhit, pikërisht ku ndahën rrugët Dashinoc-Maznik.
Në këtë pozicion ishte pika e Maznikut që kontrollohej nga njësitë e UÇK-së. Në këtë rast “Njësia për intervenime të shpejta”, i cila përbëhëj prej ushtarëve më përvojë në vijat e frontit, kishin dalë në terren për ti kontrolluar pikat e vijës së frontit.
Pasi kishin kryer punë, një grup nga “Njësia për intervenime të shpejta”, nga Buqani kishin shkuar për ti raportuar Komandantit të Zonës së Tretë, Ramush Haradinaj, për gjendjen aktuale. Gjatë kësaj kohe është kthyer Fadil Hsenaj nga rruga dhe e kishte njoftuar Komandantin e Zonës se pika tek Qaush Qelaj në Lumbardh kishte ra. Ka qenë mbremje, diku ka ora 8.30 kur ka ardhur Fadl Hysenaj për ta lajmruar Komandantin thekson Ramush Ahmetaj dhe Gazmend Sylaj.
Pas lajmit që ja kishte dhënë Fadili, Komandant Ramushi menjëherë ka kërkuar që “Njësia për intervenime të shpejta” të shkon në përforcim në pikën e Qaush Qelës. Për të shkuar më shpejt Komandat Ramushi i’ua kishte dhënë atyre veturën “Audi-80”. Në kët veturë ka qen Gazmend Syla, Adem Beka, Ramush Ahmetaj, Selim Berisha, Fadil Ahmetaj.
Ky grup ishin afruar shumë afër Pikës së Qaush Qelës, por edhe shumë afër pozicionimit të forcave serbe (konvojt të forcave serbe). Vetura që i ka pri konvojtë ka qenë kamioni. Kur kemi mbrri afër pikës thekson Gazmend Sylaj, aty e kemi gjetë edhe Riza Tolaj nga Prejlepi të pozicionuar me gulinovë.
Pastaj, Riza i kishte njoftuar pjesëtarët e “Njësia për intervenime të shpejta” për gjendjen e kriuar dhe pozicionimin e forcave serbe. Ramush Ahmetaj, Gazmend Syla, Fadil Ahmetaj, Adem Beka etj, para se të ndërmerrnin sulmin e vëzhguan mirë dhe sigurtë situatën.
Atë ditë kur ka ndodhur kjo ngjarje ka qenë duke ra shi i madh, ka qenë mot shumë i ligë, dhe kamioni i ushtrisë serbe për të cilën po bëhët fjalë e ka humbur rrugën. Realisht kamioni e kishte destinacionin në Broliq, sepse shkonte për ti frunizuar njësitë e ushtrisë serbe me municion që e mbanin atë pikë dhe ka hyrë gabimisht rrugës për në Maznik e Zhebel.
Pasi e kishin konstatuar ushtarët e “Njësia për intervenime të shpejta” se kamioni ka hyrë në rrugën e Maznikut, Ramush Ahmetaj e kishte gjuajtur kamionin me zolë, dhe e kishte goditur në motor. Pasi Ramush Ahmetaj e kishte goditur më zolë kamionin, Gazmend Syla, Fadil Ahmetaj, Adem Beka etj e kishin mbuluar me zjarrë Ramush Ahmetaj për t’ia mundësuar që të tërhiqej. Pas një përleshje afërsisht 30 minuta, më forcat serbe, ka ardhur në përforcime Bekim Birinxhiku, poashtu luftëtar dhe epror i spikatur i ZOD-it, me disa bashkëluftëtarë.
Në përforcim kishin ardhur edhe disa pjesëtar të grupit të Malë Agushit, sidomos Faruku, Haziri dhe një luftëtar tjetër. Pas kësaj lufte shumë të ashpër, përseri ishte rimarrë pika që kontrollohej nga Quash Qelaj.
Në këtë aksion njësitë e UÇK-së u shkaktuan dëme të konsiderueshme forcave serbe, duke ua marrë edhe një kamion me municion e gjëra të tjera ushtarake të nevojshme. Kamioni ishte goditur më predhën e parë në motor dhe ishte ndalur në vend.
Ushtarët serb nga frika e eksplodimit e kishin lënë kamionin dhe kishin ikur. Pasi ishte vërtetuar se në kamion nuk ka ushtar serb, aty menjëherë kishin shkuar “Njësia për intervenime të shpejta” dhe e kanë kontrolluar kamionin se shka ka në të.
Sipas dëshmive të Ramush Ahmetaj dhe Gazmend Sylaj, por edhe pjesëtarëve tjerë të kësaj njësie të cilët kanë marrë pjesë në këtë aksion, tregojnë se në kamion ka pasë armatim të shumtë, si bomba dore, municion të kallashnikovit, fishek të revoleve të kalibrave të ndryshme, zola të shumta, mina anti tank dhe dy paketa të mëdha me dokumentacione të ushtrisë serbe.
Ky aksion ishte ndër më të suksesshmit, sepse në këtë kohë, Zona Operative e Dukagjinit, kishte mbetur pa frunizim të mjaftueshem me armatim e sidomos me municion. Municioni që e zunë forcat e “Njësisë për intervenime të shpejta”, i plotsonte nevojat luftarake pthuajse për dy javë luftime për gjithë zonën.
Duhet theksuar se një pjesë të municionit që gjendej në këtë kamion e kanë marrë ushtarët e njësive të ndryshme që vepronin në rajonin e Dushkajës, por një sasi të konsiderueshme të këtij armatimi e kishin marrë edhe popullata e fshatrave për rreth edhe pse nuk i’u ka hy në punë gjithaq.
Prej gjithë këtyre, më së paku prej ati armatimi të bollshëm kishin marrë pjesëtarët e “Njësisë për intervenime të shpejta”.
Pos armatimit që për atë kohë ishte tepër i domosdorshëm, një rendësi të madhe e kishte edhe dokumentacioni i zënë i forcave serbe në kamionin që e kishte humbur drejtimin dhe ishte future në zonat e përgjegjesisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./demos/.