Si fiton para “Facebook”-u?

21 gusht 2017 | 13:37
Faqja është falas, por të gjithë këta njerëz që shohin llogaritë e tyre janë një audiencë për reklamat, dhe pikërisht këtu i nxjerr “Facebook”-u paratë. Na tregon produkte, ku ne klikojmë dhe më pas i blejmë.
Mesatarisht, çdo përdorues i sjell “Facebook”-ut afro 3.5 dollarë çdo tre muaj, në Evropë është 4.5, kurse në ShBA e Kanada, kjo shifër është afro 13 dollarë. Ne i japim “Facebook”-ut shumë të dhëna personale, që më pas përdoren për të parashikuar se çfarë mund të duam të blejmë. Kompanitë janë të gatshme për të paguar për këtë informacion me vlerë të madhe për to.
Edhe faqet e tjera sociale bëjnë para në këtë mënyrë. “Instagram” dhe “Snapchat” përdorin formatet e tyre me fotografi për të paraqitur marka, ndërsa “Twitter” ofron postime promocioni, duke i lejuar kompanitë të paguajnë me qëllim që materialet e tyre të lexohen. /Bota.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Videoklipi i këngës së saj të fundit duhej të publikohej…