Si i mbeti nofka ‘gjarpri’, flet arsimtari i Hashim Thaçit (video)
15 nëntor 2021
| 12:34
Zymber Hasani, arsimtari i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka ndarë një rrëfim interesant për jetën e tij.
Ai ka treguar në emisionin “Kojshia Show” se si i kishte mbetur Thaçit nofka “gjarpri”.
Hasani tha se kjo nofkë atij i mbeti nga shkolla nga ora e lëndës së Biologjisë, kur askush nga nxënësit nuk guxonte ta mbante gjarprin në dorë.
“Ne e kemi pasur profesorin e biologjisë, ai e mbante gjarprin në kabinet. Dhe, atë ditë që kishte të shpjegonte për gjarprin, e kishte nxjerrë atë dhe e ka vendosur mbi tavolinë e u thotë nxënësve “A guxon kush ta kap gjarprin me dorë?”.
“Askush nuk ka guxuar, ai ia ka ngjitë gjarprit e ka kap me dorë”.
Ndiqeni tregimin e arsimtarit nga minuta 31:16: