Si i përgjigjet bashkëshortja e Biden pyetjes për moshën e tij dhe kritikëve që thonë është shumë i vjetër
14 janar 2024
| 20:20
Jill Biden u është përgjigjur kritikëve që thonë se Joe Biden është shumë i moshuar për të drejtuar sërish vendin.
“Unë e shoh Joe-n çdo ditë të ngrihet dhe të udhëtojë rreth këtij vendi. Unë e shoh forcën e tij, guximin dhe shoh pasionin e tij çdo ditë”, tha Jill.
Çfarë ju thua atyre që thonë që unë nuk e votoj Joe Biden sepse është shumë i vjetër?
‘Unë ju them që mosha e tij është një aset, mençurisë së tij dhe eksperiencës. Ai njeh çdo lider në botë. Ai mendon mirë çdo vendim të tij. Ai është personi i duhur që mund ta bëjë këtë detyrë’, u shpreh ajo
Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden është 81 vjeç.