Si i siguroi 30 mijë euro për shërim në Gjermani e cilët politikanë i uruan shërim, flet Ganimete Musliu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka folur për problemet shëndetësore që ka pasur dhe është dashur të mjekohet në Gjermani.
Ajo ka thënë se nuk e ka pasur as gjysmën e parave të kërkuara për shërim, kështu thotë se ka aplikuar në Fondin Shëndetësor të Kosovës.
“Deri në momentin e fundit kur jam nisur për Gjermani e kam pasur problemin e përgatitjes financiare, përpos asaj psiqike dhe shëndetësore. Është operacion i kushtetueshë. E kisha problem atje me përcaktu termin, këndej me i siguru mjetet financiare. Pas marrjes së nënshkrimit të mjekëve që ky operacion nuk kryhet në Prishtinë. Unë mjetet financiare nuk i kisha, as gjysmëne tyre e as çerekun e tyre. Pastaj aplikova në Fondin Shëndetësor i Kosovës ku kam aplikuar në mars të vitit 2023, dhe deri më 25 dhjetor nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Fondi për shkak të kërkesave të shumta që kanë qenë në pritje”, ka thënë ndër tjerash ajo në Frontal.
Musliu ka treguar se ka pranuar shumë telefonata dhe mesazhe gjatë kohës kur pati një ndërhyrje kirurgjike në zemër. Tha se ka marrë mesazhe nga shumë politikanë pa dallim partie, por jo edhe nga kryeminstri Albin Kurti.
“Tri javët e para nuk e kam pritë kërkon. I falenderoj secilin që kanë ardh e që më kanë shkru. Ragmi Mustafa ka ardhë nga Presheva. Kam marrë telefonata shumë dimensionale, nga artisë, gazetarë, opinionistë, këngëtarë, politikanëve, por telefonata më të përzemërta që i kam marrë janë prej fëmijëve që nanat e veta I kanë inciuar me zë e m’i kanë dërguar dhe prej të moshuarve. Për mu ka qenë një kurajo e jashtëzakonshme, lutjet e shumta që kanë ardh prej njerëzve më kanë jep forcë, edhe 500 vjet jetë mi pasë e kam të pamundur, më kanë bërë jashtëzakonisht borxhli”, tha Musliu.
“Më kanë thirr shumë politikanë, por jo Albin Kurti. Më ka thirrë nënkryetarja e Kuvendit. Kam pas mesazha prej ministrave, pre jdeputetëve, pa dallim partie, prej presidentes”, tha Musliu.