‘Si ia vendosi Clarku hartën përpara Thaçit dhe e pyeti ku të godasim?’, historia interesante e takimit të parë
Në librin “Lindja e një demokracie” me parathënie të shkruar nga Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin, i cili kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez.
Se raporti mes gjeneralit Wesley Clark dhe udhëheqësit të delegacionit të Rambujesë, Hashim Thaçit, ishte i afërt e dëshmon edhe autori francez, i cili ka dhënë detaje për takimin e parë të Hashim Thaçit dhe gjeneralin Wesley Clark të zhvilluar në Bruksel në vitin 1999, transmeton Demokracia.com.
“Nga Londra, Hashim Thaçi vajti në Bruksel me një avion britanik dhe takoi për herë të parë gjeneralin Wesley Clark, shefin e NATO-s. Çështja përparësore në rrafshin ushtarak për kryeministrin ishte gjendja materiale e UÇK-së. Dëshironte që ajo të merrte pjesë sa më aktivisht e mundur për t’i dhënë fund spastrimit etnik dhe çliruar vendin, por kishte një mungesë të tmerrshme armësh për shkak të trupave serbe të pozicionuara përgjatë kufirit shqiptar”, ka treguar autori francez.
Më tutje, ai ka vazhduar të tregoi se “gjenerali Klark e nxiti që të rezistonin sa të mundnin, por edhe për t’i sjellë Aleancës provat e mizorive të kryera nga Millosheviçi, që ai të mos t’i fshihte ato. Duke hapur pastaj një hartë të Kosovës, gjenerali e pyeti se ku do të ishte më e dobishme për t’i goditur përqëndrimet e trupave armike. Hashim Thaçi tregoi aksionin Prizren-Xërxë-Gjakovë, përgjatë Drinit, por i kërkoi që t’i ruante urat strategjike të Rogovës dhe Landovicës. Clark iu përgjigj se armët e tij ishin aq të sakta sa mund të godisnin një kundërshtar të fshehur nën një urë, pa e dëmtuar farë këtë të fundit”. /Demokracia/