Si komenton Limaj videon e VV-së ku opozitarët u goditën për hajni e zhvatje

10 janar 2023 | 22:12

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ku opozitarët u goditën për hajni e zhvatje.

Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kjo është për të ushqyer një pjesë të elektoralit që i besojnë VV-së qorrazi.

“Kjo është me ushqy një pjesë të elektoralit, që fatkeqësisht i besojnë qorrazi. Kjo më shumë flet për krizën e kësaj qeverisje, nevoja që ju me këtë mashtrim i keni fitu zgjedhjet. Me këtë logjik që dinë ta bëjnë më së mirë, përmes gjysmë të vërtetave, mashtrimeve, shpifjeve, manipulimeve dhe me ju thon qytetarëve kqyre se keni harru e po ju kthejmë edhe njëherë”.

Tutje, ai e cilësoi si shqetësuese, ku sipas tij, një qeveri e cila qeverisë më shumë se 20 muaj t’i fryejë përçarjes, shpifjes e mashtrimit.

“Kjo është shqetësuese, vetguximi me ja dhanë atë vet qytetarëve të Kosovës. Një qeveri pas 20 e disa muajve qeverisje, me fry përcarjes, shpifjes e mashtrimit. Zakonisht regjimet autoritare, nuk shifen në emër të reformave, në emër të reformës e kap drejtësinë, në emër të pastërtisë e shkatërron shtetin, në emër të barazisë e bën fukara vendin. Krejt këto kamuflohen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur për bashkimin e…