Si lindi konflikti në Ukrainë

22 shkurt 2022 | 07:31

Në dimrin e 2013-2014, Ukraina u trondit nga protestat në rritje kundër presidentit të atëhershëm prorus, Viktor Janukoviç, i cili refuzoi të nënshkruante një marrëveshje bashkëpunimi me BE-në.

Përpjekja e dhunshme e presidentit për të shuar demonstratat shkaktoi zemërim të madh dhe të cilat arriten që presidenti të arratisej në Rusi në shkurt 2014. E gjithë elita e pushtetit u zëvendësua dhe u emërua një qeveri e re, e emëruar nga aktivistët e protestës. Fakti që opozita pro-perëndimore mori pushtetin, nga ana tjetër, zemëroi regjionin e Krimëse e dominuar nga Rusia.

Rusia e përdori këtë për të drejtuar një revoltë dhe për të marrë kontrollin e gadishullit me ushtarë me uniforma pa shenja ruse. Ky pushtim shpejt u kthye në aneksim të paligjshëm. Para kësaj, u mbajt një referendum, në të cilin shumica e popullsisë pretendonte se dëshironte t’i përkiste Rusisë në vend të Ukrainës. Referendumi nuk u njoh nga Ukraina dhe vendet Perendimore.

Në vitin 2014, forcat ushtarake ruse aneksuan rajonin e Crimeas në Detin e Zi. Separatistët e mbështetur nga Moska, morën po ashtu kontrollin e rajoneve industriale lindore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilët ndodhen në kufi me Rusinë. Konflikti, i cili vijon ende, ka marrë më shumë se 14 mijë jetë deri tani. Sipas një censusi të vitit 2001, më shumë se 50% e popullatës në Crimea dhe Donetsk, e identifikonin rusishten si gjuhën e tyre të lindjes

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një shtet evropian pushtohet nga një vend tjetër . Reagimet e botës së jashtme ishin të forta: Rusia u akuzua për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Një proces i ngjashëm ndodhi shpejt në rajonin e Donbasit të dominuar nga Rusia në Ukrainën lindore. Ndërtesat qeveritare në qytetet e qarqeve Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv u pushtuan nga njerëz të armatosur me mbështetjen e forcave ruse.
Kharkiv mbeti në kontrollin e Ukrainës, por në Donetsk dhe Luhansk separatistët organizuan “referendume” për pavarësinë nga Ukraina.

Regjioni i Donetskut dhe Luhanskut sot funksionojnë si republika të shkëputura, me lidhje të ngushta me Rusinë të cilat presidenti rus i njohu sot!

/Nga: Astrit Gashi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Arton Demhasaj, ka publikuar faturën e këtij muaji…